Search
E enjte 19 Tetor 2017
  • :
  • :

Sultjash i pjekur

IMG_2439

 

Një udhëtim drejt Turqis receta e sotme, oriz sutjash i pjekur. E personalizuar natyrishtë sipas dëshirës time por ju mund ti shtoni çtë dëshironi. Një ëmbëlsirë e shijshme si për mëngjes, pas darke ose pasditeve.

 

 

Perbersit per 6 persona

 

 

2 gota oriz per rizoto rreth 200 gr.

150 gr. sheqer

1 lugë gjalpë

1 limon

1 lugë kafe vanilje ose një shkop i freskët akoma dhe më mirë

2 litra qumësht

2 lugë niseshte

luleshtrydhe

kanell

bajame ose arra

1 e verdhë veze

gjethe mëndre

Pergatitja

 

 

Vazhdoni përgatitjen si një sultjash normal duke vën orizin të ziej me ujë në zjarr të ulët derisa të ziejë mirë dhe të fillojë të shkërmoqet.

Nga qumshti hiqni gjysëm gote dhe shkrini në të niseshten.

Shtoni qumshtin te orizi sëbashku me vaniljen, sheqerin, lëkurat e grira imët të limonit dhe gjalpin. Përzijeni vazhdimishtë që mos ju ngjitet derisa të fillojë të marr val. Lëreni kështu të ziej për disa minuta, pastaj shtoni niseshten e holluar dhe lëreni mbi zjarr derisa të trashet paksa. Jo shumë pasi ju thahet në furrë më pasë

Kur të jet trashur mjaftueshëm ndajeni në tava individuale ose në një të vetme.

Rrihni të verdhën e vezës me pak qumësht dhe lyeni sipërfaqen e sultjashit me të duke e hapur me kujdes me kurrizin  e një luge.

Vendoseni të piqet në 180°C për 25- 30 minuta ose kur shikoni  që sipërfaqja fillon e skuqet dhe ka marr ngjyrë të bukur.

Lëreni të ftohet dhe vendoseni në frigorifer për disa orë. Para se ta shërbeni pluhëroseni me kanell dhe dekorojeni me copa frutash, bajame ose arra ( që unë te kjo tava e vogël nga nxitimi për foto harrova tja hidhja 😛 ) dhe gjethe mëndre.

Dhe nëse dëshironi dhe me një lugë akullore me vanilje.

 

IMG_2453

 

Ju bëftë mirë 🙂

 

Vlersoni Receten
1
2
3
4
5
Vlerso
     
Anullo

Vlersoni Receten

Vleresimi Mesatar:  
 7 Vleresime
nga Eljona per Sultjash i pjekur

Te lumshin duart se te gjitha receta te mrekullueshme
Shume te lehta per tu kuptuar jo te ngaterrueshme
Meriton 5 yje
Une per vete kshtu e bej gjithmone se edhe ne turqi qe kam jetu kshtu e bejne
Urime

nga paola per Sultjash i pjekur

shume e shijeshme

nga ada per Sultjash i pjekur

Mmmm do e bej patjeter

nga Brunilda per Sultjash i pjekur

Do ta ribej sot :)

nga joniada per Sultjash i pjekur

Duhet ta bej patjeter

nga Iris per Sultjash i pjekur

Duket nice

nga Kamela per Sultjash i pjekur

Shume eshijshme duket.Do provuar patjeter.