Search
E martë 27 Qershor 2017
  • :
  • :

Si po parandaloj rënien sezonale të flokëve

prodotti-cause-perdita-capelli

Duhet të dini që njëher në 4 vjet ndrrohet gjaku dhe me këtë ndërrim ndodhin dhe një sërë e ndyshimesh të tjera si rënia e pashpjegueshme e flokut. Gjë që të gjitha ne e urrejmë pamasë. As unë nuk i shpëtova kësaj rënie drastike. Në fillim e lash pa ndërhyrje të gjata duke bërë vetëm maskat e përjavëshme me vezë, avokado ose çtë me shkrepte mëndja por mbas një muaji shikoja që flokët po më holloheshin dhe kësaj rënien drastike duhet ti bëja diçka. Integratorët nuk më pëlqen të pi pasi mendoj që unë i marrë të gjith vitaminat e mundëshme nga ushqimi  “kjo është mendimi  imë personal, ju mos u ndikoni nga kjo”

Maska e parë që fillova të bëja më shpesh natyrishte ishte kënaja dhe këtë e bëra 1 herë në javë.

Një herë në 3 ditë bëj një maskë me vaj arre kokosi me hudhër duke masazhuar skalpin për rreth 10 minuta pastaj e mbështjellë kokën me një qese dhe e lëj të pushoj rreth 1 orë.

Maska është e thjeshtë, qëron dy thelpinjë hudhër dhe i shtypë me dorë, i vendos në një enë ku do të shoni dhe pak vajë arre kokosi dhe e vendosni të nxehet  derisa hurdhëra të lëshojë gjithë vlerat e saj. Lëreni vajin të ftohet paksa dhe fërkoni skalpin me të. Nuk ka dhe aq erë të keqe sa mendohet. Mbasi lahet pothuajse nuk ndjehet më.  Hudhëra është e mirë gjithashtu dhe për trashjen dhe rritjen e flokut

Ndërmjet këtyre maskave kombinoj dhe një të tretë me të verdhën e vezës të përzierë me pak vajë rozmarine dhe uthull molle. Këtë e mbaj rreth 30 minuta në kokë dhe e laj normalishtë flokun.

Doja të cilësoja shpëlarjen e flokut mbas çdo larje, me uthull molle të përzier me ujë

Jan disa metoda të thjeshta që po më japin efekt.

Më shkruani nëse keni ndonjë sekret dhe ju për këtë problem.

Shihemi në postime të tjera 🙂