Search
E enjte 24 Gusht 2017
  • :
  • :

Sepje pikante

IMG_3922

Një pjatë shumë e shijshme me këtë produktë që nuk e shohim shpesh në tavolinat tona gati i panjohur. Në faktë me sepje duhet të bësh kujdes tek i gatuan sepse nëse e tejkalojmë  ato trashen dhe bëhen si llastik. Sot po i sjell të gatuara thjeshte, pikante, të thkerisura në gjalpë. Një pjatë e mirë për të pirë një gotë.

 

Perbersit per 2 persona

 

 

4 sepje

3 speca djegës të freskët

1 gotë verë të bardhë

1 lugë gjalpë

1 lugë vaj ulliri

Pak barë qepe në munges gjethe qepe

pakëz kripë

2 thelpinjë hudhra

Pergatitja

 

 

 

Pastroni sepjet nga të brëndëshmet, kocka e trupit, dhëmbi i tentakulave duke i shkëputur ato nga trupi. Sytë e sepjes hiqini nga tentakulat. Lajini mirë dhe pritni trupin e sepjes në copa mesatare. Bëni disa të prera në formë rombesh sipërfaqes . Thaini mirë me një letër kuzhine.

Vendosni gjalpin të shkrihet dhe shtoni dhe vajin, hurdhëra e grira imët dhe specin djegës të grirë. Vendosini sepjet të skuqen dhe kthejini dhe nga ana tjetër. Kriposini.  Kur të jenë thekërisur mirë shuajini me vere të bardhë.

Trasferojini direkt në furrën e nxehur më parë në maksimum dhe lëreni të gatuhen nja 5 minuta.

Hiqini dhe shërbejini me bar qepe sipër.

IMG_3929

 

IMG_3932

 

Ju bëftë mirë 🙂

 

Vlersoni Receten
1
2
3
4
5
Vlerso
     
Anullo

Vlersoni Receten

Vleresimi Mesatar:  
 0 Vleresime