Search
E enjte 21 Shtator 2017
  • :
  • :

Sangria me verë rosè

IMG_5242

Siç e dini Sangria është pija e ëmbël alkolike më e famshme në spanjë. Në përbërjen e saj ajo ka  verë të kuqe dhe fruta. Sot çdo njeri e personalizon sipas shijes dhe gustos së tij. Variantet janë të ndryshme siç është dhe varianti im me verë rosè

 

Perberesit 0

 

 

1 shishe vere rosè

2 shkopa kanell

Disa kokra karafili

Një dorë boronica

2 pjeshk

2 mollë

1 limon

Disa luleshtrydhe

1 fet pjepër

Pak rrush të bardhë

Gjethe mëndre

1 lugë me sheqer kaf

Sipas dëshirës mund ti shtoni një gotë gazosv ose ujë tonik

 

Pergatitja

 

 

Verën e rosè bashkojeni me kanellën, sheqerin dhe karafilin. Përzijeni  dhe lëreni nja 30 minuta që vera të aromantizohet. Pastaj hiqni karafilin, shtoni  boronicat, rrushin, mollën, limonin dhe pjeshkën e prerë në feta, luleshtrydhet në mes dhe gjethet e mëndrës. Përzijeni dhe  lëreni në frigorifer të ftohet. Nëse e doni më pak alkolike shtoini dhe gotën e gazosës. Shërbejen të ftohtë.

 

IMG_5233

 

Ju bëftë mirë 🙂