Search
E martë 19 Shtator 2017
  • :
  • :

Salsa Andalusa

salsa andalusa

 

Salsa Andalusa eshte nje salse Spanjolle e Andalusias,Nje shoqeruese e mire e Arrostove,misherave te bardhe dhe te kuqe por dhe peshkut sidomos Sardeleve.

GA

1 spec i kuq i madh

2 domate

2 te verdha veze

vaj ulliri

lengu i 1 limoni

krip dhe piper

2 pika tabasko nese deshironi per nje shije akoma dhe me te fort.

per

Vendosni nje ene me uje te ziej dhe kur te kete marr val hidhni ne te domatet.Lerini per pak minuta pastaj hiqini lekuren dhe farat e brendeshme.Kalojeni ne mixer dhe lereni te pushoj ne nje kulles te imet qe te humbi ujin e tepert.

Piqni specin me gjith lekure deri sa te nxihet koplet,lereni te ftohet dhe hiqjani lekuren dhe farat.Grijeni ne mikser.

Nderkohe ne nje ene tjeter me mire nese do jet qelqi shtojm pak leng limoni,pak krip sa kapin dy majat e gishtave,te verdhat e vezeve dhe fillojm i rrahim me ndihmen e nje rrahese,Shtoni pak nga pak dhe vaj ulliri deri sa te perfitoni nje tipe majoneze.Sa te jet formuar ndaloni rrahjen.

Bashkoni te gjithe perbersit, domatet e grira,majonezen dhe specat e grire,Regulloni me krip dhe piper nese eshte nevoja,disa pika tabasko nese deshironi dhe frullojini ne mikser qe te gjithe perbersit te lidhen mire me njeri tjetrin.

Servireni ne salsiere.

Ju befte mire 🙂