Search
E mërkurë 18 Tetor 2017
  • :
  • :

Sallatë me qiqra, kungulleshka dhe domate

 

IMG_5975

 

Një sallatë plot fibra e proteina, e nëse do e konsumoni pas stërvitjes do jetë një ushqim i mirë dhe për muskujt tuaj.

Perbersit per 2 persona

 

 

 

2 kungulleshka

Një dorë domate të vogla

1 trangull

1 kuti me qiqra të zjera të gateshme, (mund ti zjeni dhe vete)

2 lugë vaj ulliri

1 lugë të vogël paprika

Disa gjethe borziloku, (në munges trumëz ose maxhorana)

Pak tumerik

1 spec djegës i freskët

Pak piper të zi

Për marinaturën:

1 lugë mustard

2 lugë lëng limoni

2 lugë kos

Sipas dëshirës dhe një gjysëm thelpi hudhër të shtypur ose grirë imët.

 

Pergatitja

 

 

 

Fillimishtë përgatisni qiqrat duke ja tharë mirë ujin dhe pastaj kajoni në tiganë me vajin, kripë, paprika, tumerik dhe pak piper të zi. Lërini të gatuhen derisa të theken mirë.

Hiqini dhe ruajini mënjanë

Pritni kungullin në feta dhe piqeni në zgarë. Vendoseni në  sallatier ose pjatë servirje,  shtoni dhe domatet e prera në dysh dhe qiqrat e ftohura tashmë.

Kriposini, shtoni dhe specin djegës të prer imët.

Bëni një marinaturë duke përzjerë kosin me mustardën dhe lëngun e limonit derisa të formohet një salcë e hollë.

Këtë salcë shtojeni sipër salltës, përzjeheni dhe shërbeheni me gjethe borziloku sipër.