Search
E enjte 17 Gusht 2017
  • :
  • :

Rutina ime e përditëshme e pastrimit për lëkurën e fytyrës

pulizia

 

Për ne  femrat kujdesi ndaj lëkurës së fytres është i rëndësishëm për mos thënë më i rëndësishmi. Secila prej nesh ka rutinën e vet për kujdesjen e saj dhe kjo që do ju shkruaj sot  është e imja.

Para 3 vitesh hoqa dorë komplet nga çdo llojë produkti të dëmshëm si kremrat, make-up, rimel, locione, maska dhe përdorë  vetëm produkte biologjike pa parafin, silikon dhe ngjyrues artificial. I mblodha ç’kisha dhe në koshin e plerave për ti vën një kryq të kuq sipër. Kjo erdhi pasi mu krijua në ballë një pore e madhe e hapur si rezultat i përdorimit të produkteve me silikon i cili gjëndet gjithandej, te kremi juaj i dashur marke, te fondotita etj etj. Në faktë deri diku i dija sa të dëmshëm ishin por kur je në kulmin e rinis çdo gjë ripërtërihet dhe nuk mendon që një ditë lëkura jote sdo ket më forcën e ripërtëritjes si më parë dhe kjo ishte një shtysë e mirë për tja filluar.

Ishte në faktë një ndryshim i vështirë por jo i pamundur. Mësova të lexoja përbërësst e një produkti dhe shënoja ato që ishin të dëmshëm. Në internet keni plot material informues rreth përbërësve të dëmshëm. E kështu çdo ditë e nga pak, produktet natyrale zurën vënd në raftin tim.  Ndonjëher dhe mërzitesha sepse skisha kohë të përgatisja vet skrubi-n  dhe thoja më mendjen  “ahh të kisha një skub të gatshëm të mbaroja punë”  por me kalimin e viteve produktet natyrale po shfaqeshin dhe në për dyqane të specializuara dhe pastaj supermarkata. Tani kam disa marka që i kam piketuar dhe si lëshoj më. Përveç produkteve të gatëshme unë përdorë dhe produktet ushqimore që na ndodhen të gjithëve në shtëpi. Ju se keni iden sa burim i mirë jan ato që ne ushqehemi për tu kujdesur për lëkurën.

Por të kthehemi te rutina ime.

Unë e laj fytyrën shumë shpesh gjatë ditës sidomos kur jam në shtëpi. Fatmirsishtë kam një lëkure të pastër dhe pa akne, kështu që spërdor shumë kremin pudër dhe kjo eshtë një plus më shumë.

Pasi laj fytyrën me një detergjent të lëngshëm në mëngjes aplikoj direkt një krem hidratues dhe një për kontornin e syve. Nëse është verë dhe kam për të dal kremi hidratues zvëndësohet me atë mbrojtës.

Ne darkë kaloj një disk pambuku me qumësht pastrues, e laj me detergjent pastaj kaloj një diskë me tonik për të mbyllur poret e shpëlaj prap me ujë të ftohtë dhe më pas kremin hidratues dhe atë të kontornit të syve.

Gjatë ditës sidomos pasi kam gatuar për të mbyllur poret që më jan hapur nga nxehtesia kaloj një diskë pambuku me tonik dhe prap e shpëlaj me ujë të ftohtë

Dy herë në jave bëj një skrub.

1 her në javë e pastroj me terezi dmth bëj sbrub, avull, mask dhe me pas po prap krem hidratues.

Sipas periudhave të stinës aplikoj dhe maskat.

Përshembull në dimër përdore shumë maska hidratuese dhe ushquese ndërsa në verë me shumë maska me efekt zbutës pasi lëkura e fytyrës thahet shumë nga plazhi.

Kur jam e lyer, zakonishte e heq tualetin me vaj ulliri  ose argani ose ndonjë solucion që kam bler sa për ta shkrirë tualetin , pastaj e pastrojë me qumësht, e lajë me detergjentë, tonikun dhe në fundë një të shpërlarë të bollshme me ujë të ftohtë para se të aplikoj kremin hidratues.

Kjo eshtë  rutina e thjeshtë por efikase për mua.  Secila prej jush duhet ta njohi lëkurën e saj  dhe çfarë ajo kërkon më shumë. Por pastruesi më i mirë është ta shpëlani lëkurën e fytyrës tuaj herë pas here vetëm me ujë të ftohtë.

Evitoni sa më shumë fondotintën sidomos në verë. Nëse jeni poshtë 25 evitojeni atë në maksimum, mos flini kurrë me tualet, mos dilni kurrë në diell sidomos në plazhë pa krem mbrojtës. Konsumoni sa me shumë  ushqim të shëndetshëm, fruta dhe perime. Lexoni përbërësit e te çdo make-up, që përdorni. Evitoni  përbërës si  Alumin, Mineral oil,Petrolatum, Paraffinum liquidum, Dimethicone,EthylbarabenPropylparaben, Butylparaben, cyclopentasiloxane.Mos i perdoni më shumë se afati i tyre i skadencës.

Mos u gënjeni nga reklamimi i fjalës bio dhe natyrale  sepse jan fjalë shumë të mëdhaja dhe në ditët e sotme nuk gjënden kollajë por mësoni të lexoni përbërjen. Një produktë natyral pa konservant të dëmshëm nuk zgjat më shumë se 4-6 muaj. Tani për të tjerat bëjini vet llogarit.

Shpresoj t’ju kem ndihmua sadopak.