Search
E enjte 19 Tetor 2017
  • :
  • :

Qep të mbushura me bollgur dhe perime

IMG_3435

Kjo pjatë vetëm nga ngjyrat që ka të bën të mendosh sa e shëndetshme është. E pasur plot me proteina vegjetale të bollgurit dhe vitamina të perimeve mund të jetë një pjatë e  vetme për vaktin tuaj ose një kontorno e  ndonjë fileto mishi të ziere ose arrosto.

 

Perbersit per 4 persona

 

 

8 qepë të ëmbla

një dorë domate të vogla

disa deg trumëze

1 thelpi hudhër

2 speca jeshilë

2 lugë vaj ulliri

kripë dhe piper i zi

Për mbushjen:

1 filxhan kafe bollgur

1 spec i kuq

2 thelpinjë hudhër

2 lugë ullinjë pa bërthamë

1 kungulleshkë

1 karrotë

pak kripë dhe piper i zi

2 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër

mbushjet e qepëve

disa deg trumëze

Pergatitja

 

 

 

Pastroni qepët dhe vendosini të ziejnë në ujë me kripë për 15-20 minuta. Kullojini dhe lërini të ftohen.

Kur të jen ftohur me një lugë të vogël pastroni mesin e tyre duke i krijuar pak vënd mbushjes.

Qepët vendosini në një tavë të thell.

Ndërsa pjesët e qepës që hoqët grijeni hollë dhe vendoseni të kaurdiset me hudhrat e grira imët, specat e kuq, karrotat dhe kungulleshkën e  prerë në kubikë. Kriposini, shtoni piper të zi dhe gjethe trumëze.

Shtoni te tigani i perimeve dhe bollgurin. Kaurdisini sëbashku që bollguri  të përfitojë shijen e perimeve dhe shtoni 2 filxhanë kafe ujë. Lërini të ziejë plotësishtë derisa uji të përthahet. Në fundë shtoni ullinjtë.

Kriposni zgavrën e qepës nga brenda dhe mbusheni me bollgur.

Prisni domatet, specat dhe hudhrën dhe vendosini ndërmjet hapsirave boshe të tavës sëbashku me pjesën tjetër të mbushjes që teproi.

Kriposeni, shtoni piper, vajin e ullirit, akoma gjethe trumëze  dhe vendosoni në furrë të piqen në 180°C për 30 minuta ose derisa shikoni që qepët janë thekërisur mirë. Shërbejini të ngrohta.

 

 

IMG_3438

 

 

IMG_3441

IMG_3446

Ju bëftë mirë 🙂

 

 

Vlersoni Receten
1
2
3
4
5
Vlerso
     
Anullo

Vlersoni Receten

Vleresimi Mesatar:  
 0 Vleresime