Search
E mërkurë 18 Tetor 2017
  • :
  • :

Makarona “Paccheri” me domate qershizë,kungulleshka, karkaleca dhe shafran

IMG_3323

Ti shfrytëzojmë ngjyrat e verës sa kemi akoma mundësi. Sot po ju prezantoj një pjatë të thjeshtë me shumë shije. Shtimi i shafranit jo vetëm që i jep pjatës një ngjyrë të bukur por dhe një shije të veçantë.

Perbersit per 4 persona

 

 

280 gr. makarona paccheri ose formatin që dëshironi

një dorë karkaleca

një dorë domate qershizë

2 kungulleshka

1 pako shafran

1 gotë verë të bardhë

2 thelpinjë hudhër

një tufë e vogël majdanozë

1 spec djegës i freskët

2 lugë vaj ulliri

Pergatitja

 

 

 

Vendosni makaronat të ziejnë në ujë të valuar me kripë.

Qëroni karkalecat nga koka, zhgualli dhe fija e brëndëshme. Grini imët hudhrën me majdanozin dhe specin djegës. Vendosni të kaurdisen me vajin e ullirit, shtoni karkalecat dhe kungulleshkat e prera në copa të vogla.  Lërini të kaurdisen sëbashku për pak minuta. Shuani me verë. të bardhë dhe sapo vera të avulloje shtoni domatet e prera në dyshë. Kriposin.

Merrni pak ujë nga ai i zierjes së makaronave dhe përzijeni me shafranin. Kulloni makaronat aldente dhe shtoini te salsa sëbashku me ujin me shafran. Përzijini akoma për disa minuta në tiganë që shijen të lidhen dhe shërbejini akoma me pak majdanoz sipër.

 

IMG_3325

Ju bëftë mirë 🙂

 

Vlersoni Receten
1
2
3
4
5
Vlerso
     
Anullo

Vlersoni Receten

Vleresimi Mesatar:  
 0 Vleresime