Search
E enjte 24 Gusht 2017
  • :
  • :

Makarona “Paccheri” furre me Salmon dhe domate të vogla

IMG_3539

Erdhi fundjava dhe po ju vë një recetë për ta përgatitur për familjen tuaj. Makarona furre me salmon dhe domate të vogla, me salcë beshamel dhe  pesto borziloku.

Pak a shume si lazanjat që bërëm me bashkë por këto janë formë tjetër makarone. Dalin më të ulta, janë më ekonomike pasi përdoret  vetëm një llojë peshku dhe me shtimin e domateve të vogla kanë një freksi të këndëshme.

 

Perbersit per 6 persona

 

 

300  gr. makarona formati Paccheri

400 gr. Salmon

3 lugë vaj ulliri

një dorë domate të vogla

4 thelpinjë hudhra

pak kripë dhe piper të zi

4 lugë pesto të bërë vetë

10 lugë beshamel të bërë vetë

1 lugë parmixhano të grirë

 

Pergatitja

 

 

Përgatini peston dhe beshamelën dhe lërini mënjanë.

Vendosni makaronat të ziejnë. Ndërkohë përgatisni salcën duke prerë salmonin në copa të vogla. Vendosni vajin të nxehet  shtoni hudhërat e grira imët, salmonit dhe kaurdinisi sëbashku. Shtoni domatet e prera përgjysëm. Kaurdisni paksa, kriposini, shtoni piper të zi. Sapo salca të jetë gati kulloni makaronat akoma aldente dhe bashkojini me salcën. Përzijeni duke u munduar  ti mbushni paksa nga brenda , shtoni 1 lugë pesto, 3 lugë beshamel, përzijini përsëri.

Fundin e një tave që ku do ta piqni lyeni me beshamel, shtoni në të makaronat, nivelojeni  sipërfaqen. Shtroni sipër beshamelën dhe spërkateni sipërfaqen  me pesto dhe në fund me djathin e grirë.

Piqeni në furrën e nxehur më parë në 180°C derisa sipërfaqja të thekëriset. Rreth 25 minuta. Lëreni të pushoje para se ta prisni dhe ta shërbeni.

 

IMG_3535

 

Ju bëftë mirë 🙂

 

 

Vlersoni Receten
1
2
3
4
5
Vlerso
     
Anullo

Vlersoni Receten

Vleresimi Mesatar:  
 0 Vleresime