Search
E martë 19 Shtator 2017
  • :
  • :

Lëngjet vegjetale,të mishit dhe të peshkut

index

 

I quajtur me shumëllojshmëri emrash nëse e blejmë në supermarkat nga buljon e deri te pluhur vegjetal,nuk është tjetër vetem lëng i bërë në bazë perimesh për atë vegjetal,peshku dhe mishi.Eshtë fare i thjeshtë për tu bëre në shtëpi dhe nëse e provoni jo vetem do ta konsumoni për receta tuaja por dhe si sup e lëngëshme për ditët e ftohta të dimri.Ju duhen pak gjëra dhe mund ta ruani ermetikishtë të mbyllur në frigorifer për rreth 1 javë.Ja recata për bërjen e tijë në kushtet e shtëpisë.

Lëngu vegjetalë:

PERBERSIT:

1 lt ujë

1 kungull

1 qep

2 karrota

3 deg selinoje

1 tufë me majdanoz

2-3 gjethe dafine

pak kripë

piper i zi

1 hurdhër

sipas dëshires mundë ti shtoni dhe 1 patate dhe 1 domate.Ose çdo lloje tjetër perime që preferoni.

PERGATITJA:

Pritini perimet në copa të mëdhaja dhe vendosini të ziejnë me gjithë aromat,pak kripë dhe piper, në zjarrë të avashët për rreth 30 -40 minuta.Kullojeni dhe lëngun i përfituar quhet lëngë vegjetalë.Përdoreni për rizoto,supëra ose për receten tuaj të preferuar.

Lëngu i peshkut:

Mundë të bëhet me mbeturinat e peshkut,kok,hala dhe ndonjë cop që ju del skarco gjatë përgatitjeve të filetos.Ose me gëzhuallin e karkalecave,skampit ose aragostave.

PERBERSIT:

Mbetje peshku

1 qep ose presh

2-3 hurdhëra

1 gotë me verë të bardhë

1 lt ujë

disa kokra piper

kripë

pak gjalpë ose vaj ulliri

majdanozë

PERGATITJA.

Grini qepën ose preshin dhe vendoseni të kavardiset me gjithë mbetjet e peshkut me pak vaj ulllri,Shtoni dhe hurdhrën e grirë dhe majdanozin.Shuani me verë të bardhë dhe kur vera të ket avulluar shtoni ujin,ulni zjarrin shtoni kripën dhe piperi në kokra dhe lëreni të ziej për rreth 1 ore.Filtrojeni dhe është gati.Mundë të ruhet në frigorifer për disa ditë.

Lëngë mishi:

Për këtë lëngë mundë të përdorni mishin  që preferoni më shumë pule,gjeli,viçi ,derri,keci ose qingji.Dhe jo vetëm tulin por dhe kockat pasi ato i japin akoma më shumë shije

PERBERSIT:

mish ose kocka të ndryshme

2-3 degë selino

1 qep

2-3 karrota

1 hurdhër

1 tufë majdanoz

rosmarin

dafina

kripë dhe piper I zi

PERGATITJA:

Vendosini të gjithë përbersit të ziejnë në ujë të bollshëm për rreth 1 orë dhe nëse është e nevojshme shtoni akoma ujë.Kriposeni dhe shtoni piper.Kur të jete gati filtrojeni dhe përdoreni për recetën tuaj.

Nëse doni që tju rrojnë më shumë lëngjet tuaja mundë ti hidhni te forma e ngrirjes që vendosen në frigorifer dhe shtoni aty lëngun pasi eshtë ftohur.Kur tju nevojite po dhe për  ti dhëne më shumë shije pjatave tuaja shtoni 1 kubet.

Në këte rastë lëngu duhet të bëhet më i konçentruar duke e lënë më shumë të ziejë dhe të përfitoni shumë pak prej tijë.Përshembullë në 1 litër ujë te përfitoni 300 ml.

Shpresoj tju kemë ndihmuarë  🙂