Search
E enjte 24 Gusht 2017
  • :
  • :

Kungull furre me djathë të bardhë dhe sheg

IMG_3628

Erdhi përsëri ajo kohë e vitit ku protagosnisti kryesor është kungulli. Një mijë e një receta mund të bëjmë me të nga të ëmblat te të kripurat. Sot unë po ju sjell një recete fare të thjeshtë të cilën mund ta shërbeni dhe si një tip sallate, antipaste për të nisur vaktin tuaj, si kontorno ose pjatë vegjetariane.

Perberesit 0

 

 

 

kungull i verdhë

2-3 lugë vaj ulliri

pak kripë dhe piper i zi

pak paprika

disa degë rozmarine

pak djathë të bardhë

kokrra shege

 

 

Pergatitja

 

 

 

 

IMG_3625

Lani lëkurën e kungullit mirë pasi do ta përdorim me gjithë lëkurë dhe priteni në feta të holla, aq sa mundeni sepse prerja e kungullit është e vështirë. Pastrojeni nga farat. Vendosini në një enë të bollshme ku do të shtoni, vaj, piper, kripë, paprika. Përzijeni mirë dhe renditini  në një tavë me letër furre poshtë. Vendosni disa degë rozmarine nëpër kunguj për ti aromantizuar.

Vendosini të piqen në 160°C  për 40-50 minuta ose derisa shikoni që janë pjekur dhe zbutur. Vetëm minutat e fundit ngrijeni temperaturën e sobës për ta thekërisur mirë sipërfaqen e kungullit.

Kur ta shërbeni shkërmoqini sipër djathë të bardhë dhe kokrra shege.

Është e mirë si e ngrohtë ashtu dhe e ftohtë.

 

 

IMG_3619

 

 

 

 

IMG_3627

 

Ju bëftë mirë 🙂