Search
E enjte 17 Gusht 2017
  • :
  • :

Kuinoa e tiganisur me perime dhe Salmon

IMG_3312

Vaktë i lehtë dhe i shpejtë. Me përbërës të shëndetshëm dhe të shijshëm. Ndoshta zgjidhja e vetme në këto ditë të nxehta.

 

Perbersit per 4 persona

 

 

400 gr. salmon

2-3 kungulleshka

2-3 karrota

1 dorë domate të vogla

2 thelpinjë hudhra

1 gotë kuinoa

1 lugë e vogël kripe

pak piper

Pak majdanoz

2 lugë vaj ulliri

Pergatitja

 

 

 

Shpëlani mirë kuinoan me ujë të bollshëm dhe vendoseni të ziejë në ujë me kripë për 15 minuta. Kullojeni dhe lëreni mënjanë.

Prisni kungulleshkat dhe karrotat në kubikë, domatet në katërsh dhe salmonin në copa të vogla. Vendosini të nxehen  vaji me hudhrën e shtypur me dorë dhe sapo të jet gati shtoni kungulleshkat, karrotat dhe salmonin. Kaurdisini sëbashku për  disa minuta, jo shumë pasi salmoni piqet shpejtë dhe perimet lërini pak të forta shtoni dhe domatet, kriposini shtoni piper të zi. Tani bashkoni dhe kuinoan dhe përzijini mirë që të lidhni shijet.

Hiqni hurdhërën dhe shërbejeni me majdanoz të grirë imët.

Konsumohet dhe e ftohtë si një sallatë verorë.

 

IMG_3319

 

Ju bëftë mirë 🙂

 

Vlersoni Receten
1
2
3
4
5
Vlerso
     
Anullo

Vlersoni Receten

Vleresimi Mesatar:  
 0 Vleresime