Search
E mërkurë 18 Tetor 2017
  • :
  • :

Kabunia ime

kabuni me rrush te thate

Siç e dini Kabunia më parë ishte një pjatë e vetme pasi përdorej mishi i qafës së dashit dhe lëngu i tijë.Sot kthehet në një ëmbelsirë dhe un e trasformova paksa duke i shtuare bajame të pjekura dhe duke e perfunduar gatimin në furre me sheqer kafë.Në këtë mënyrë ajo krijonë një shtres të karamelizuar.Do mundohem të sjell gjatë kësaj periudhe receta festash pasi me kujtojne shumë shtëpinë time.

Po ju le me recetën duke shpresuar tju pëlqejë versioni im.

PERBERSIT:për 5-6 persona

1 gotë sheqerë

1 gotë oriz

2 gota uji

pak kanell

disa karafila

sheqer pluhur sipas dëshirës

2 lugë gjalpë

4-5 lugë rrush të thatë

bajame të qeruara

PERGATITJA:

Vendosni ujin të nxehet me rreth 5-6 karafila.

Në një enë me fundë qe nuk ngjitë shkrini gjalpin,shtoni sheqerin dhe lëreni të karamelizohet,kur ka marre ngjyrën klasike të karamelit shtoni orizin dhe kavardiseni për disa minuta.Shtoni pak kanell dhe rrushin e thatë.Përzijini për pak sekonda.Kur uji të jet gati,hiqni karafilin dhe ujin shtojeni te orizi.Mbulojeni enën me kapak dhe lëreni derisa të marre valë mirë per rreth 2-3 minuta.Lyeni një tave të vogël me pak gjalpë dhe shtoni masën me oriz.Vendoseni në furrën e nxehur më parë në 200° deri sa te thahet plotësishtë.Afër fundit shpërdani në sipërfaqe sheqerë kafë dhe lëreni që sipërfaqa të karamelizohet dhe të formoj një shtresë krokante.Hiqeni nga furra dhe lëreni te ftohet,Piqni në furrë bajamet për pak minuta dhe disa prej tyre grijini imët.

Në këtë moment mundë të veproni në dy opsione.

 

kabuni jpg

Shtoni në sipërfaqen e Kabunis akoma kanellën,bajamet e plota ato  grirat dhe pak sheqer pluhur nëse dëshironi,e servirni në tavolin me tavën ku e poqët.

Ose ta sherbeni në kupa individuale të zbukuruara sipas dëshirës me kanell dhe sheqer pluhur.Unë kam përdorur dhe shkopa kanelle dhe karafila.

 

kabuni 2

Ju bëfte mirë dhe Gëzuar Festat 🙂