Search
E enjte 24 Gusht 2017
  • :
  • :

Fenugrek

fenugreek

Nga latinishtja (Trigonella Foenum) Fenugrek është një barishte që rritet zakonisht në rajonin e Mesdheut. Ndërsa farat dhe gjethet janë përdorur kryesisht si një erëz e kuzhinës, ajo është përdorur edhe për të trajtuar një shumëllojshmëri të problemeve shëndetësore në Egjipt, Greqi, Itali, dhe Azinë Jugore.

Fara Fenugreek përmbajnë proteina, vitaminë C, niacin, kalium, dhe diosgenin (e cila është një kompleks që ka veti të ngjashme me estrogjenit). Për shkak të përmbajtjes me diosgenin, është zbuluar se  minimizon simptomat e menopauzës tek gratë. Në Indi dhe Kinë është përdorur gjerësisht për të kuruar, artritin, astmen, për të përmirësuar tretjen, për të mbajtur një metabolizëm të shëndetshëm, për të rritur libidon dhe potencën mashkullore, kuron problemet e lëkurës (plagë, skuqje dhe irritim), trajton dhimbjet e fytit.
Fenugreek gjithashtu njihet për përdorimin e tij për trajtimin e çrregullimeve riprodhuese, për trajtimin e çrregullimeve hormonale, për të ndihmuar me shtimin e qumshit (tek nënat me fëmijë në gji), dhe për të zvogëluar dhimbjet menstruale. Studimet e fundit kanë treguar se Fenugreek ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, dhe ul nivelin e kolestrolit, dhe mund të jetë një trajtim efektiv për të dy tipet e diabetit 1 dhe 2. Shkencëtarët janë duke e studiuar gjithashtu për perfitimet që mund të arrihen në problemet kardiovaskulare.

Perdorimi:
Është mirë të konsumohet 30 minuta përpara ushqimit ose 2orë pas ushqimit. Sasia 1-2 luge caji fenugreek pluhur ose fara (te shtypura pak) në ditë të përzier me ujë. Konsumohet deri në 3 herë ne dite për personat që vuajnë nga sëmundjet e lartë përmendura.

Farat Fenugreek janë përdorur ne receta te ndryshme si ushqime te pjekura, te skuqura, si pluhur ose dhe si erëz në gjelle për më shumë shije. Ato gjithashtu janë perdorur zakonisht edhe për turshi, garniturë, salatra, supa, makarona dhe mishra te skuqur. Fara janë përdorur zakonisht në formë të pjekur.

Farat e tharë te pjekura kanë një aromë të lehtë arre. Ato janë përdorur për t’i dhënë aromë të këndshme perimeve dhe gjelleve me thjerrëza. Farat Fenugreek janë përdorur edhe në salatra dhe sanduiçe, por nuk duhet të jetë te gatuara me pare pasi do te zbuteshin.

Burimi, Neranxi.com