Search
E martë 19 Shtator 2017
  • :
  • :

Fashion food inspiruar nga Jonida Maliqi – sultjash me qumësht orizi dhe vanilje

 

IMG_4707

Çdo ditë e më shumë e adhuroj këtë rubrik. Mezi pres të pikas personazhin e radhës, veshja e së cilës më pëlqen shumë dhe ta sjell në mënyrën time. Sapo pash në instagram Jonidën me fustanin e saj të bardhë qumshti, mëndja me lidhi menjëher me ngjyrën e tijë. Ja pra sot u frymëzova nga ajo duke sjell një suljash të lehtë me shtimin e sheqerit kaf, plot aromë nga farat e vaniljes së fresket dhe të lehte për tu tretur pasi përmban qumësht orizi. Niseshte nuk i shtova për mos ta rënduar pasi qumshti i orizit e bëri goxha kremoz sultjashin dhe nuk ishte e nevojshme për mendimin tim. Po ju lë me recetën.

 

Perbersit per 4 persona

 

200 gr oriz

1 lt. qumësht orizi

200 gr. sheqer kaf

1 shkop vanilje e freskët

Pergatitja

 

 

Vendosni orizin të ziej me 400 ml ujë në zjarrë të  avashët dhe sapo uji fillojë të shteroj, shtoni qumshtin dhe lëreni të ziejë në zjarr të ulët duke e përzier herë pas here që mos ju ngjitet. Kur shikoni që qumshti është përgjysmuar, shtoni sheqerin dhe farat e vaniljes dhe vazhdoni zierjen deri kur shikoni që orizin është shkriftuar dhe masa është trashur dhe është bërë e kremtë. Ndajeni në gota individuale dhe lëreni të ftohet.

 

Ju bëftë mirë 🙂