Search
E enjte 21 Shtator 2017
  • :
  • :

Fashion Food inspiruar nga Gucci Lace – Salca “chimichurri” çimiçuri

13613221_1054466104648036_3191082127350794233_o

Për këtë vitë ky ishte “the dress” , fustani që çdo vip e veshi, çdo fashioniste e bëri të sajin në gardarobë dhe çdo njëra nga ne e  ëndërroi. Gucci lace dress më inspiroi për të krijuar këtë salcë me origjinë argjentinase. Bëhet fjalë për një salcë e cila është shoqëruese për mishërat por dhe për perimet e gjalla, ziera etj. Receta origjinale parashikon grirjen e imët të majdanozit ose koriandrës me hudhrën dhe specin djegës pastaj  shtimin e vajit, uthullës dhe kripë por unë e pasurova dhe me barishte të tjera të freskëta për ti dhën akoma më shumë shije dhe për tju afruar më shumë fustanit, specin djegës nuk e bashkova me salcën por krijova një salcë më vete me të.

 

 

Perberesit 0

 

 

 

një dorë majdanoz

një dorë koper

një dorë maxhorana e freskët

një dorë finok të egër

disa gjethe qepe të njoma

2 hudhra

100 ml.  vaj ulliri ekstra i virgjër

2 lugë uthull e bardhë rrushi, vere ose molle

pak kripë

Për dekorin:

2 lugë salcë speci djegës

 

Pergatitja

 

 

 

Vendosni  të gjithë përbërësit e salcës në blender dhe bluajini derisa të bëhet krem.

Hiqeni dhe vendoseni në një  enë servirje  ku do të shtoni sipër dhe salcën pikante me specin e kuq.

Për tju afruar më shumë fustanit unë e prezantova në këtë mënyrë.

Ju bëftë mirë 🙂

Fashion Food inspired by Gucci Lace – Chimichurri sauce

 The dress, Gucci Lace dress that every VIP wore it every fashionista has done her is each one of us has dreamed it. I was inspired to create this chimichurri sauce but at my version by adding of other fresh herbs to give it more flavor. The chili I have turned his into a sauce to decorate it make look more to the dress.

INGREDIENTS:

a handful of parsley

a handful of marjoram

a handful of dill

a handful of wild fennel

a bit of green leaves of fresh green onions

2 cloves garlic

Salt to taste

100 ml. of olive oil

2 tablespoons wine little vinegar, apple or grape

For decoration

2 tablespoons spicy chilli sauce

  PREPARATION:

Put all the sauce ingredients in a blender and blend.

Serve with a spicy sauce for your meat dishes and vegetables.