Search
E mërkurë 18 Tetor 2017
  • :
  • :

Byrek role me hithra dhe djath të bardhë

IMG_6120

 

Vetem unë mund të emocionohem përpara një byreku të tillë. Era e mirë që mori shtëpia teksa piqej,  me kujtonte kohën kur ma përgatiste gjyshja. I bër me teknika më të thjeshta,  i mbeshtjell në formën e cilindrit behet një vaktë që trasportohet lehtë  si në plazh dhe në punë.

 

Perbersit per 6 persona

 

 

1 pako me peta byreku

300 gr. Djathë të bardh

700 gr. Hithra

2 lugë miell

1 vezë

gjysëm gote qumësht

1 lugë të vogël kripë

Pak piper të zi

Pak majdanoz

3-4 lugë fara suzami të zi dhe të bardhë

3 lugë vaj ulliri

Pergatitja

 

 

 

Pastroni me doreza hithrat dhe grijini trash.

Po me doreza shtypini me pak kripë dhe piper. Shtoni vezën e rrahur me qumshtin dhe miellin.

Përzjeheni dhe në fund shtoni djathin e shkërmoqur, majdanozin e grirë  dhe dy lugë vaj ulliri.  ( nëse ju duket shumë e lëngëshme mund ti shtoni akoma pak miell)

Hapni fletët e byrekut dhe vendosni për së gjati në mesin e tyre pak gjellë me hithra. Dy  per prej tyre, ju palosini anët dhe mbështilleni në fomën e një roleje.

Vendosni në tave me letër furre poshtë.

Vijoni kështu dhe për pjesën tjeter të mbetur të produkteve.

Me ndihmën e  një peneni kuzhine lyeni të gjithë siperfaqen e cilindrave të byrekut.

Spërkatini me fara suzami dhe piqini në furrën e nxehur më parë në 180°C për 30minuta.

 

 

IMG_6116

 

 

 

 

Vlersoni Receten
1
2
3
4
5
Vlerso
     
Anullo

Vlersoni Receten

Vleresimi Mesatar:  
 0 Vleresime