Search
E enjte 24 Gusht 2017
  • :
  • :

Biskotat e festave

IMG_1083

Aman mi goca amani se njeriu çfarë nuk bënka për pemën e Vitit të ri. 😛 Sot unë u ngrita me mëngjes për të përagatitur këto biskota, pastaj ku ka më mirë se të ulesh në divan të pish kafen e biskotat ti marësh nga pema ;)më bio se kaq. hahahhahah. E tek i piqni në shtëpi të krijohet një atmosfer festash e paqeje që sdi çtë them. Kshu që përvishni duart dhe bashkë me fëmijët përgatitini këto biskota.

 

Perberesit 0

 

 

Për rreth 35-40 biskota

350 gr. miell 00

1 vezë

100 gr. sheqer

150 gr. mjaltë

150 gr. gjalpë të ftohtë

pakëz kripë

1 lugë të vogël sode buke

1 lugë të vogël me kanell

1 lugë të vogël me pluhur karafili

gjysëm luge të vogël me arrë myshku

2 lugë të vogla me xhenxhëfil pluhur

Pjesa e dekorit:

1 të bardhë veze

100 gr. sheqer pluhur

ngjyrues ushqimor sipas dëshirës

Pergatitja

 

 

Një një përzieres vendosni miellin, sheqerin, aromat, sodën e bukës, gjalpin e prerë në kubikë të vegjël, vezën dhe mjaltin. Përzijeni derisa të bëhet një brumë. Hiqeni punojeni me duar dhe formoni një top. Mbështilleni me qese kuzhine dhe vendosni në frigoriferë të pushojë për rreth 2-3 orë.

Pastaj me ndihmën e pak mielli hapni një pet me trashësi 3-4 ml. Me forma të ndryshme prisni brumin dhe vendosini në një tavë furre me letër poshtë. Piqini në furrën e ngrohur në 180°C për rreth 10-12 minuta. Nxirini dhe bëni shpejtë e shpejtë në disa prej tyre disa vrima me ndihmën e një kunje dhëmbësh duke e rrotulluar kunjën rreth vetes që vrima të bëhet e plotë. Lërini të ftohen plotësishtë.

Tani rrihni të bardhën e vezës duke shtuar pak nga pak  sheqerin pluhur derisa të bëhet një masë e trash dhe e ngjeshur. Ndajeni në enë të ndryshme dhe ngjyroseni me ngjyrën që dëshironi. Trasferojeni pastaj  në një qese pastiçerie me grykën e hollë si shiringë dhe bëni dizenjo të ndryshme sipër biskotave. Lërini të thahen për disa orë. Pastaj në biskotat që keni bërë me vrimë shkoni ndonjë spango dhe varini te pema juaj. Unë si dekorova shumë sepse duan ca kohë të thahen dhe smë pritej derisa t’jua tregoja 😛

Ju bëftë mirë dhe Gëzuar Festat 🙂

 

Vlersoni Receten
1
2
3
4
5
Vlerso
     
Anullo

Vlersoni Receten

Vleresimi Mesatar:  
 0 Vleresime