Search
E enjte 24 Gusht 2017
  • :
  • :

Bathë me mish në furrë

IMG_2033

Për mua gatimet  furrës janë një dashuri, e dini tashmë por këto bathë të gatuara në tavë balte në furrë i vunë pikën. Receta është e thjeshtë, nëse kini durim qerojini bathët dhe nga cipa e brëndëshme pasi bëhen dhe më të ëmbla nëse jo dhe kështu me të siç i kam bërë unë mire janë. I japin një shije të athët dhe të lezeçme tavës.

 

Perbersit per 6 persona

 

1 kg. bathë

500 gr. tul mish viçi

2 qep

1 kuti me salcë domatesh

2-3 lugë vaj ulliri

kripë dhe piper i zi

2-3 thelpinjë hudhra

pak rigon

disa gjethe borzilok

Pergatitja

 

 

Prisni hollë qepën dhe hudhrat dhe vendosini të kavërdisen me vajin e ullirit, shtoni dhe mishin e prer në copëza të vogla dhe kavërdisni sëbashku. Kriposini, shtoni piper dhe rigon dhe vazhdoni kavërdisjen derisa qepa të jetë e butë, shtoni dhe salcën e domateve dhe lërini mbi zjarr akoma dhe pak që shija e domatet të zbutet.

Ndërkohë qëroni bathët dhe shtoini te gjella së bashku me borzilokun e grirë. Shtoni ujë derisa gjella të mbulohet dhe gjithë masën trasferojeni në një tavë të thellë prej balte. Vendoseni në furrën e nxehur më parë në 160°C për rreth 50-80 minuta derisa gjella të trashet dhe të bëhet e shijshme.

Shërbejeni me borzilok sipër  dhe copa buke të thekur.

 

IMG_2029

Ju bëftë mirë 🙂