Search
E enjte 21 Shtator 2017
  • :
  • :

#aperidinner

IMG_0766

 

Ja e shikoni gjithë këto gjëra të mira në foto është ushqimi më i dashur për mua. Brusketa, finger food, kremëra e lloj lloj delikatesash të vogla që quhen “fine food” bëjnë darkën perfekte për mua atë që quhet darkë aperitive ose “darkë meze”.

Për të krijuar nje darkë të till ju duhet shumë fantazi dhe pak furnizim i mirë me gjëra të shijshme si djathëra vaj ulliri ose tartufi, ullinjë, proshutëra të ndryshme. Gjalpë i aromatizuar, djathë të butë me tartuf e kështu gjërash të tilla fine food. Të servirura me shije në pjatanca të bukura, prej druri, porcelani, gize os ç’tju  marri mëndja ju që është e bukur. Hapni dhe verën tuaj të preferuar dhe shijoji  në maksimum.

Po ju lë me disa receta të ushqimeve që shikonin  foto.

IMG_0761

 

Bruketa me djathë të butë dhie dhe ullinjë.

Përbërsit:

djathë i butë dhie

ullinjë

bukë

Përgatitja:

Thekni bukët. Grini imët ullinjtë dhe përzijini me djathin e dhisë. Lyeni bukët me këtë krem dhe sipër vendosni nga një kokër ulliri.

 

IMG_0762

Brusketa me qep të karamelizuara

Përbërësit:

Qep

sheqer

uthull balsamike

pak gjalpë

pak ujë

feta buke

Përgatitja:

Prisni qepet hollë dhe vendosini të kavardisen me pak gjalpë.Sapo fillojnë të marrin ngjyrë shtoni sheqerin dhe lërin përsëri të kavërdisen ngadal, pastaj shtoni pak ujë. I lini të karamelizohen derisa fillojnë të marrin ngjyrë të artë, uji të shterojë dhe qepët të bëhen të buta, i shuani me uthullën balsamike.

Lërini të ftohen dhe vendosni sipër bukës së thekur. Sipas dëshirës bukën e thekur.

 

Sipas dëshirës lyeni disa feta buke dhe me djathin e butë dhe sipër vendosni qepët e karamelizuara.

 

Kompletoni pjesën tjeter të pjatancës me copa djathi parmixhano, proshut, pjepër, brusketa të tjera me djathë të butë dhe rukola.

 

 

IMG_1016

 

Speca të pjekur:

Përbërësit:

speca të vegel

kripë

ullinjë

hudhra

kokra shege

vaj ulliri

majdanoz

2 lugë uthull

Përgatitja:

Lani specat dhe thaini me një beze kuzhine dhe vendosini në një tavë me letër furre poshtë. Kripisoni, sperkatini me pak vaj ulliri dhe vendosini në furrë të piqen në 200°C për 20 minuta, hiqini dhe lërini në një enë kudo ti marinoni me hudhër të grir, ullinjë, majdanoz, uthull, piper të zi dhe kokrra shege. Përzijini dhe lërini disa minuta të pushojnë dhe të lidhen shijet me njëra tjetrën.

 

Sallatë me rukola me sheg

Përbërsit:

rukola

copëza djathi pekorino

kokrra sheg

kripë

vaj ulliri

Përgatitja.

Përzijini të gjithë përbërsit bashkë .

 

Brusketa me domate të thata.

Përbërësit:

domate të thata

vaj ulliri ekstra i virgjër

ullinjë

borzilok

hudhër

feta buke

Përgatitja:

Prisni  domatet e thata nv copa të vogla dhe marinoini me vaj, ullinjë dhe borzilok. Thekni disa feta buke dhe sipërfaqen e saj fërkojeni me hudhër. Sipër bukës vendosni domatet e  marinuara.

 

Të gjitha përgatitjet vendosini në harmoni në një pjatancë ku do të shtoni dhe copa djathi  kokra shege, chorizo të skuqur.

IMG_1024

Pjatanca e mëposhtme është me proshutëra e sallamëra të ndryshëm, ullinjë turshi, pjepër, brusketa me domate, copa djathi e çtë doni më tepër. Unë po ju sugjeroj dhe gjithë kategorinë e antipastave për të pasur një darkë perfekte me këto kinkalerina të bukura  e shumë të shijshme.

 

IMG_1167

 

Ju bëftë mirë 🙂

 

 

Vlersoni Receten
1
2
3
4
5
Vlerso
     
Anullo

Vlersoni Receten

Vleresimi Mesatar:  
 0 Vleresime