Search
E enjte 21 Shtator 2017
  • :
  • :

Alfredo Sauce – Salca Alfredo

IMG_4397

 

Dhe pse në Itali kjo salcë nuk është e dokumentuar si e tillë në mbarë Ameriken njihet si salca më e famshme Italiane. Në Itali nëpër restorante, shtëpi apo agriturizma nuk gjënden gjyrmë të saj por po të kthehemi mbrapsh në kohë në Romën  e 1914 në një restorant të vogël me drejtim familjar “ALFREDO ALLA SCROFA” receta lindi aty nga pronari i restorantit, Alfredo. Një  gjalpë i shkrirë  në ujë të nxehtë  e ku i shtohet parmixhano i cili përzihet derisa të shkrihet mirë dhe të formojë një salcë të hollë për të marinuar  makronat “fettuccine”. Ka pësuar ndryshime rrënjësore me shtimin e panës, hurdhërave dhe hera herës dhe majdanozit. Me emigrimin e italianëve në Amerik kjo salcë dhe sidomos pjata Fettuccine al Alfredo” u bë një pjatë mjaftë e famshëme. Sot po ju sjell recetën e Salcës Alfredo si  është në Amerik.

 

Perberesit 0

 

 

125 gr. gjalpë

2 kuti pana kuzhinë

3-4 thelpinjë hudhëra

150 gr.  parmixhano

pak kripë dhe piper të zi

sipas dëshirës pak arrë myshku

Pergatitja

 

 

Vendosni gjapin të shkrihet dhe shtoni në të hudhërat e grira shumë imët, sapo gjalpi të aromantizohet shtoni panën e kuzhinës, kripë, piper të zi, pak arrë myshku dhe parmixhanon. Përzieni mirë derisa salca të unifomohet. Ruajeni mënjanë për përgatitjet tuaja.

Përgatitje të mbarë 🙂