Search
E enjte 17 Gusht 2017
  • :
  • :

Abu Dhabi- Dubai

IMG_4738

Etapa e fundit e udhëtim veror u mbyllë në Emiratet arabe pratikishtë në Abu Dhabi dhe Dubai.

Në Dubai pata qën para shumë vitesh dhe e dija pak a shumë çmë priste përsëri por Abu Dhabin e mendoja ndryshe më lluks, ndoshta vet emri  më jepte përshtypje tjetër. Imagjinoja rrugën që do bënim me makin për të shkuar atje mes shkretëtirës  dhe mezi prisja por nuk më pëlqeu aspak.

Ashtu siç jua përshkruajta nga foto e instagramit një qytet i dalë nga filmat fatastiko-shkencore, i ndërtuar mes pluhurit me pallate të larta super lluksose dhe rëra që ngrihej në formë mjergulle të dukej si qytet fantazëm gati gati si vegim.

Natyrishtë për të vizituar Emiratet Arabe nuk ështe koha e përshtaçme gushti por meqë kishin ndales avioni  atje e shfrytëzuam të rrinim disa ditë më tepër.

Temperatura e jashtme Jasht te 42 grade, uji i detit ste shijonte sepse ishte shumë i ngrohtë dhe duke menduar që futesh në det për tu freskuar jo për tu ngrohur të dukej e habitshme.

3 ditete mia në Abu Dhabi u shoqëruan me një dhimbje koke të vazhdueshme nga ndenja gjithë kohën në ajër të kondicionuar dhe nëse ka një gjë që mua më nervozon jashtë mase është pikërishtë ajri i kondicionuar.

Vapa jashtë dhe dielli që të përvëlonte bënte punë e tijë sa dhe dëshirën për ta parë Abu Dhabi-n si qytet më kaloi.

Por dhe aq sa pash me xhiro natën duke shpresuar që të paktën nga dritat e pallateve do ishte i bukur por jo, ky qytet nuk ofronte asgjë përveç qëndrave tregtare ekstra large, makinave ekstra large dhe pluhurit.

Fatmirsishtë hoteli jonë ishte i këndshëm dhe pjesën më të madhe e kalova në pishin, duke ngrën mualebi dhe te restoranti i hotelit me ushqim arab shumë shumë të mirë. E këtu i thash lamtumire peshës time ideale 55 kg.

Mualebia e tyre në çdo lugë ishte e dal nga përallat e “Një mijë e një Net” , me shije trëndafili , fistiku, arrë myshku etj. Babaganushi ( që gjithmon kam dashur tjua sjell si recetë)  një eksplozim shijesh.

Ndërsa Duabi është një qytet më konteporan dhe këtë rradh për habinë time, një qytet i mbushur plot e përplot me restorante bio. Gjë që në vizitim time të parë as nuk shiheshin. Dhe këtu kam provuar disa vërtet shumë të mirë.

Po ju lë me fotot e rradhës dhe shpresoj që era e veriu dhe horizontet e reja të më therrasin shumë shpejtë.