Search
E enjte 21 Shtator 2017
  • :
  • :

Vajza e trenit nga Paola Hawkins

  
Jeta e Rachel-it  protagonistes kryesore nuk është historia që do të pëlqente të lexoje nëpër libra, jeton vetëm nuk ka miq është një alkoliste e divorcuar. Çdo ditë merr të njëjtin tren për të shkuar në Londër dhe për ty kthyer përsëri në fshatin ku jeton.

 Një libër triller që në fillim nuk mendoja që do më pëlqente kaq shumë pasi sjam e apasionuar mbas kësaj lloj letërsie por ja që i kaloi të gjitha pritshmërit e mia. Nuk shkëputesha dot prej tijë. E mora me vete kudo në këto ditë pushimesh që po kaloj në Santorini. Nuk ndahesha dot nga personazhet dhe tani që e kam përfunduar më mungojnë. Nuk e di nëse ky libër është i përkthyer në shqip por porositeni onlin në gjuhën që ju njihni më mirë dhe mos e lini pa lexuar. Do ju mbajë të mbërthyer në çdo faqe. Do ju bëj të merrni trenin e parë e të filloni të vëzhgoni jetët e njërëzve nga dritarja e tij. Më shkruani nëse e keni lexuar dhe si ju është dukur? 

Shihemi në postime të tjera 🙂 




  • Neri

    Eshte shum i bukur,nuk mund ta heqi prej dore,them edhe nje faqe,edhe nje,edhe nje…Kam lexuar se do e bejne edhe film.Ju rekomandoj edhe librin Una brava ragazza te Mary Kubica 🙂

    • oo sa qef, nuk e dija qe do behej film. Shume faleminderit per sygjerimin e librit. Do ta lexoj patjeter dhe do jua bejme dije 🙂