Search
E enjte 17 Gusht 2017
  • :
  • :

Uthulla e mollës

aceto-mele
A e dini se uthulla e mollës është një aleat i fortë për bukurinë dhe shëndetin? Procesi i fermentimit të lëngut të freskët të mollës në enë të mëdha druri, deri sa përftohet uthulla e shumëpërfolur si eliksir mrekulli-bërës, bën që bashkë me shijen e saj klasike, të ruhen me dhjetra vlera dhe substanca të vyera për organizmin tonë. Kështu uthulla e mollës është e mbushur me minerale thelbësore për shumë organe të njeriut, me kalium, kalcium, magnez, hekur, fluor dhe bashkë me to edhe shumë vitamina që mbarten nga vetë fruti i mollës të tilla si, vitamina C, B1, B2, B6, vitamina E dhe një dozë të mirë fibrash dhe acid acetik. Gjithë kjo përbërje vlerash është përdorur gjerësisht nga grekët dhe romakët si antioksidant dhe antibakterial i fuqishëm.
Efektet në shëndet
Duke qenë se uthulla e mollës ka një përqindje të lartë veprimi antibakterial, ajo është e shkëlqyer në mbrojtjen e organizmit nga shumë elemente të dëmshëm që ne marrim nëpërmjet ushqimeve ditore si, E. Coli dhe salmonela. Mjafton vetëm gjysmë luge uthull molle, e shkrirë në një litër ujë për të bërë shpërlarjen e perimeve, përpara se t’i gatuajmë, ose gjysmë luge uthull në rastin kur i konsumojmë perimet e ziera dhe misioni quhet i kryer. Në rastin e fundit uthulla bashkohet me vajin e ullirit dhe organizmi ynë fiton aftësi të mëdha mbrojtëse nga bakteret.
Për dhimbjet reumatizmale
Mjafton të konsumojmë një gotë të bollshme me ujë natyral, përzier bashkë me një lugë mjaltë dhe një lugë uthull molle, çdo ditë, për një muaj rrjesht dhe shumë shpejt do të ndieni ndryshimin. Kjo ndodh sepse përmirësohet sasia e kalciumit që depozitohet në strukturën kockore duke parandaluar artikulacionet.
Për dobësim, shqetësimet e tretjes dhe diarrenë
Në rast se e fusim në menune tonë ditore dhe nuk e harrojmë për asnjë ditë, uthulla e mollës shndërrohet në një kuruese shumë të mirë për sëmundje të ndryshme që lidhen me tretjen, me problemet e diarresë, por edhe për shkrirjen e yndyrnave. Uthulla e mollës e ka këtë aftësi duke u shndërruar në aleatin më të mirë në dietat dobësuese.
Për dhimbjet e fytit dhe infeksionet e gojës
Kur keni dhimbje apo djegie fyti, atëhere idealja do të ishte që bëni dy-tri herë në ditë gargare me uthull molle të holluar me ujë. Në rastin e infeksioneve përreth gojës, e njëjta praktikë do të ishte shumë herë më e mirë se blerja e shumë produkteve të tjera në farmaci. Kjo sepse uthulla e mollës është edhe një dizinfektues i shkëlqyer.
Aleat i bukurisë
Uthulla e mollës kujdeset edhe për lëkurën dhe flokët. Kështu shpërlarja e gjatësisë së flokut me të e bën flokun të duket i shkëlqyeshëm dhe i shëndetshëm. Bën akoma më mirë nëse lyejmë dhe masazhojmë rrënjët e flokëve sepse uthulla normalizon ph-in e lëkurës së kokës, faktor që ndikon më pas edhe në rritjen e flokëve. Gjithashtu uthulla e mollës përdoret gjerësisht edhe kundër zbokthit. Përveç kësaj ajo është edhe një peeling natyral që kujdeset jashtëzakonisht mirë për lëkurën e trupit dhe fytyrës. Në rast se në shpërlarjen e fundit të trupit, ujit i shtojmë pak uthull molle, diferenca në lëkurë dallohet. Ajo bëhet më e butë dhe e pastër. Ndërsa për një peeling të mirë të lëkurës, përzieni një lugë uthull molle me argjilë të bardhë, derisa masa të bëhet homogjene. Këtë masë vendoseni në lëkurën e fytyrës, sipër një letre kuzhine ose një garze të pastër dhe pas 20 minutash shpërlajeni me ujë të bollshëm. Rezultati? Rrudha të shtrira, lëkurë e tendosur, pore të mbyllura dhe shkëlqim.

Material i marrë nga wikihow italia  dhe përkthyer nga unë