Search
E martë 27 Qershor 2017
  • :
  • :

Udhëtimi i Qeshorit

IMG_3098

Ja ku jam për t’ju folur përsëri për horizontet e reja që vizitova ditët e fundit. Ç’është e vërteta ideja ishte vajtja në Gjenevë dhe me të mbriturë aty të vizitonim dhe zonat përreth që i përkisnin si Zvicrës dhe Francës. Dhe ashtu siç ju them gjithmonë që pjesa më e bukur e një qyteti është fshati dhe këtë rradh nuk u zhgënjeva.

Ndalesa e parë ishte drejt e në Gjenevë për të vizituar qytetin  madhështor. Rruga e bankave lluksoze, zona e shëtitores së liqenit dhe sidomos zona historike e qytetit të vjetër ishte ajo që më bëri më shumë për vete. Katedralja e Saint Pierre ishte një oaz paqeje.

Për të vazhduar rrugëtimin drejt Luzanës me dales në  qytetin e vogel të noyn ku pamja nga fushat ishte spetakolare dhe qyteti të ofronte një mbiant shplodhës me plazhin e tij të improvizuar.

Luzana është më e bukur se çfarë e tregojne, një qytet madhështor si pjesa e re e qytetit ashtu dhe pjesa historike. Ju sygjeroj një udhetim me barke në liqen për tu shplodhur dhe admiruar qytetin nga një tjetër këndvështrim.

Pasi mbaruam me pjesën e Zvicres ishte koha të vizitoja fshatrat Francez përreth që mezi po i prisja. Në internet para se te nisesha kisha lexuar që u sygjeronte pafundë qyteza  e vogël “Annecy”, 20 km larg kufirit zvicerian.  Një vend që dhe ta thon që ekzistone derisa ta shikosh me syt e tu nuk e beson që është real. Bluja e liqenit me ngjyrat e ndërtesave përreth e kombinuar aq bukur me të gjelbrën e parqeve dhe bimësis rreth liqenit dhe  kanalit të  linin pa frymë. Më shumë shikoni fotot për të më besura për çfarë po flas.

Pasi kaluam gjithë ditën në Annecy udhëtimin e mbajtëm drej “Thonon les Bains”  dhe krejt rastësisht u gjëndëm në disa fshatëra tepër të bukur. Një ndër tyre “Yvoire” që sapo vura këmbën e kuptova që ishte përrallor, sikur i dal nga përrallat me kalorës dhe princesha. Një qytet plot lule, stil medieval, i ruajtur deri në ditët e sotme.  Një atmosfer festive nga tuistët e bënte këtë vend edhe më të dashur. Pasi drekuam vonë në një nga taracat  e shumta që restorantet të ofrojnë ishte koha për të vizituar çdo cep të tij. Siç ekeni pare nga videot qe ju kam postuar në facebook skam lën vend pa i bër foto dhe video 🙂

Rruga vazhdon dhe në disa fshatra të tjerë që unë as emrin s’ua mbaj mend se aq shumë kam parë por mbi të gjitha po shijoja natyrën e pastër që vetëm fshatrat francez ta ofrojnë. Kan një gjë të magjishme peisazhet franceze që asnjë vend tjetër se ka. Të ndalosh te lokanda e parë që gjen, të kërkosh vetëm vere rosè, “pain, beurre et fromage” bukë gjalpë dhe djathë  nën dritën e ujeve është më mirë se një dark me yje Michelin.  Të shtrihesh në fushat e gjelbra ose mes grurit është terapia më e mirë që asnjë qënder estetike s’ta ofron.

Një ëmbëlsirë e bërë në shtepi nga një zonë e moshuar, ku gjalpi i kripur ndjehet në òdo kafshat ndoshta është lumturia që të gjithë kërkojmë. Kështu dhe ky turë i radhës 5 ditorësh me dalesën e fundit në Malin e bardhë duke shijuar ushqimin lokal dhe ajrin e paster që kjo zonë ofron.

Po ju lë me galerinë fotove dhe shpresoj t’ju kem kënaqur sadopak dhe ju me fotot dhe tregimet e mia.

Shihemi në horizonte të reja 🙂