Search
E martë 19 Shtator 2017
  • :
  • :

Udhëtim në Berlin

IMG_4675

Këtu nuk do ju flas për muzet dhe arkitekturën e Berlinit por për tezgat që zhvillohen përgjat gjithë muajit të dhjetorit. Janë një mrekulli,nje atmosfer festash ku dhe të rriturit ndjehen si fëmijë. Një ambjent që të ngrohë zemrën me ushqimin tipik, mollët e karamelizuara, frutat e thata me arom kanelle dhe vera e ngrohtë pa harruar  harruar birrën dhe wurstel-at. Nëse doni të shihni atmosferen tipike të Krishlindjeve, këto tezga janë një destinacion i përkryer.  Më i madhi ndër to është tregu i Spandauer Altstadt me 450 tezga të ndryshme. Ndërsa sipas meje më i bukuri është ai i Alexanderplatz  i cili zhvillohet rreth një peme të madhe ku gëndet dhe një  pist patinazhi pastaj vjen ai qendrori në sheshin e qytetit Gendarmenmarkt dhe këtu gjeni  një atmosfer të ngrohtë me një sërë aktivitetesh kulturore. Në galerin e mëposhtme po ju vë disa foto nga udhëtimi imë atje.

Shihemi në horizonte të reja 🙂