Search
E enjte 24 Gusht 2017
  • :
  • :

Tortë e kthyer me pjeshkë

IMG_3289

Pjeshkët!  Fruti im i preferuar verorë. E dua shumë erën dhe shijen e tyre sidomos në këto tortat e thjeshta mëngjesore. Kjo torte është e njëjtë me tortën me ananas vetëm me disa ndryshime.  Miellin integral e kam zvëndesuar me të bardhin dhe i kam shtuar kos.

Sipas dëshirës brënda brumit mund ti shtoni dhe copëza pjeshke rreth nja 2-3 lugë jo më shume pasi ju del shumë e qullët si tortë.

 

Perberesit 0

 

 

 

Për një tavë torte me diameter 26  cm

3 vezë

2 pjeshk pa pushë

1 gotë kos

70. gr gjalpë temperaturë ambjenti

1 pako me pluhur pjekës për ëmbëlsira

Pak vanilje

250 gr. miell 00 ose manitoba

100 gr. sheqer të bardhë

Për karamelin:

200 gr. sheqer të bardhë

1 lugë kafe kripë

50 gr. gjalpë

Pergatitja

 

 

Rrihni gjalpin e butë me sheqerin dhe shtoni një nga në vezët, vazhdoni rrahjen derisa të keni një masë të butë. Përzieni miellin me pluhurin e vaniljes dhe pluhurin pjekës dhe shtoini duke i situr te masa me vezë. Përzijini përsëri me rrahësin elektrik. Në fundë shtoni kosin.

Përgatisni karalemin duke vendosur sheqerin në një enë me fundë të trash dhe lëreni derisa sheqeri të bëhet i lëngshëm, shtoni kripën dhe gjalpin dhe përzieni me shpejtësi që të krijoni një karamel paksa të trashë dhe lisho. Lyeni i fundin dhe anët e një tortiere me pak gjalpë dhe sipër vendosni  vetëm  në fundin e tavës së tortës një letër kuzhine  . Shtoni karamelin në të dhe mbulojeni fundin me pjeshkë.

(Pjesën që mbetet priteni në copa të vogla dhe shtojani brumit por kjo është sipas dëshirës jo e domosdoshme unë nuk ja hodha)

Derdheni brumin në tortierë në mënyrë të njëtrajtëshme dhe piqeni në 160°C për 40 minuta.

Lëreni të ftohet paksa para se ta nxirni nga forma të kthyer.

IMG_3284

 

Ju bëftë mirë 🙂 

 

Vlersoni Receten
1
2
3
4
5
Vlerso
     
Anullo

Vlersoni Receten

Vleresimi Mesatar:  
 0 Vleresime