Search
E hënë 21 Gusht 2017
  • :
  • :

Ti je një Luledielli

IMG_0876

 

Luledielli lëshon dritë, e ndjek dritën hap pas hapi dhe var kokën kur ajo largohet për tu riçelur përsëri kur drita shfaqet. E pa mundur mos mendosh për të si Dielli pasi është simboli i allegris dhe dashuris. E Pra TI JE NJE LULEDIELLI   mban emrin dhe nisma më e re e  Albana Osmanit për  fëmijët onkohematologjisë pediatrike në QSUT, Për ti lehtësuar fare pak trajtimet e tyre e bërë ditët më të gëzueshme përgjate terapis.
Gjithçka nisi nën idenë, konceptimin dhe kurimin e Albana Osmani. Dëshira për të ndihmuar fëmijet, për t’ju përmiresuar kushtet në të cilat ata kurohen dhe trajtohen, është motori me të cilin është konceptuar dhe funksionin kjo fushatë. Për t’ju lehtësuar sado pak dhimbjen dhe kohën e vështire me të cilën vogëlushet përballen gjatë trajtimeve e kurave, fushata “TI JE NJE LULEDIELLI” e përmbush qëllimin e saj përmes shitjes se produkteve të krijuara me shumë dashuri dhe përkushtim. Albana ka pikturuar vetë simbolin e këtyre bluzave për tu përshtatur më pas në sipërfaqen e pambukte të tyre. Të ardhurat e grumbulluara do të shërbejnë për blerjen e aparateve respiratore, të cilat do të vihen në funksion të fëmijeve të shtruar e që kurohen në reanimacion, gjithashtu për blerjen e poltroneve të rinj për seancat e kimioterapise. Teksa vogelushët do të marrin trajtimin e nevojshem në këta poltrone ata do të kenë mundësi të jenë me të qetë përgjatë seancave përmes vendosjes së kufjeve në vesh e gjithashtu do te kenë mundësi të shohin filma vizatimorë, kështu gjithcka do t’i çojë në botën e tyre të bukur dhe kjo do t’ju shërbejë për një lehtësi më të madhe psikologjike, emocionale dhe fizike.

Le ta ndihmojmë Albanën në nismën e saj për ti dhën një trajtimë më të mirë këtyre fëmijeve. Bëhu dhe ti  Dielli që ndriçonë mbi ta.

Bluzat janë konceptuar për të  gjitha grupmoshat dhe për miqtë tuaj katërputrosh. Blerjen e tyre e gjeni online në sitin http://annawhitejames.com

Ndoshta të vetëm s’mund të bejmë asgjë por të gjithë bashkë bëjmë ndryshimin për jetën e dikujtë. Letë bëhemi të gjithë LULEDIELLI, Të rezatojme dritë dhe mirësi në jetën e këtyre fëmijve.

Kitty zgjodhi sot të jet LULEDIELLI po ju?

 

IMG_9722