Search
E martë 27 Qershor 2017
  • :
  • :

Throwback- Udhëtim në Riga-Tallinn-Helsinki

IMG_3857

Udhëtimi i Nëntorit vjet i cili humbi me ndryshimin e siti të ri  ishte në 3 kryeqytete të Europës dhe zgjati për rreth 1 javë. Ndalesa e parë ishte në Riga nga ku morëm avionin për Tallin dhe për të vazhduar në Helsinki me anije turistësh. Po ju shkruaj veçanëritë e çdo qyteti duke jua sjell dhe njëhërë këtë postim për ata që se kan parë te siti i vjetër.

Riga kryeqyteti i Letonis  e themeluar në 1201 ,karakterizohet nga një arkitektur unike e quajtur Art Nouveau dhe pikërishte për këtë arsye kryeqyteti i Letonis quhet ndryshe Parisi i Balltikut. Në ngushticat dhe rrugët e shtruara me kalldrëm të ndriçuara nga dritat e zbehta të duket vetja sikur jeton një magji. Riga quhet dhe qyteti i muzeve, ndodhen rreth 50 te tillë. Është një magji e vërtet në dimër kur bora mbulon çatit e këtij qyteti, ndërsa në verë sheshet mbushen me turiste të mahnitur nga ky vëndë. Mua më kujtoi  Pragen por është pak më i mbledhur dhe pak më i vogël.

Jetesa ishte relativishtë e shtrenjtë, ushqimi i tyre kryesor por dhe i gjithë vendeve të balltikut është mishi i stufuar, salmoni i tymosur dhe gatime të ndryshme me patate. Jan stil minimal aq sa ofron ajo klim në mënyrën e gatimit. Qëndra historike e Rigës është e trashgimni e UNESCO-s.  E ndare nga Rusia prej 20 vjetësh dhe ruan akoma monedhën e vet LATS. Nëse vizitoni Rigën mos harroni pa vizituar kështjellen e saj ku sot është rezidentca e presidentit të republikes. Pa harruar dhe tezgat në sheshin kryesor që në këtë periudhe viti bëhen edhe më të magjishme nga driat zbukuruese të festave. Përveç pjesës së qytetit të vjeter do gjeni gjithashtu dhe qytetin e ri me pallate moderne dhe një arkitekturë bashkohore. Në periudhën e dimrit gjënden pista patinazhi në çdo cep të qytetit. Mos harroni të konsumoni një dreke ose dark në stilin mesjetare ku ushqimi ju shërbehet me tava dhe gota balte.

Restoranti Rozengrals është njëri prej tyre.

Jeta e natës është e larmishme dhe behet po thuajse në çdo ditë të javës. Baret dhe pubet e ndryshëm të ofrojnë mundësin e të ngrenit gjëra të shpejta dhe të ngrohta.

Në fundë të artikullit do të gjeni disa foto nga qyteti.

 

Tallinn kryeqyteti i Estonisë është lehtësishte i arritshëm nga Riga nëpërmjet trenave ose fluturimeve. Me avion zgjatë 40 minuta dhe ka linja të tipit low cost siç është dhe Air Balltic.  Një qytet mjaft i zhvilluar. Rrjetet e wi-fi janë të hapura gjithandej, ndodhen në autobusa, taksi, trena. Zyrat e Skype ndodhen pikërishte këtu.

Janë dy linja për autobuzat  e turisteve për të parë qytetin, do ju këshilloja vetem linjën e jeshile. Kushton 30 euro dhe zgjatë rreth 1 orë e gjysëm.

Është trashgimni e UNESCO-s që nga 1997 dhe nëpër rrugët e qytetit të vjetër  do ndjeni frymën që kan lënë sovjetiket mbi të. Dikur Tallinn u quante Reval, kishte dhe ka  një nga portet më të zhvilluara të balltikut. Porti është i madhë dhe ka linja fikse të udhëtimeve për Stokolmë dhe Helsinki.

Do ju thoja të benit kujdes me taksit dhe para se të hypni, shikoni çmimet e tyre që i kan të reklamuara në xhamat  e pasagjerëve.

Tallinn mund të përdorni të dy monedhat, atë vendase si dhe euron.

Jeta e natës në Tallinn është mjaft e njohur ,lokalet dhe diskotekat hapen çdo natë por bumi është në fundjav si në çdo vendë tjetër.

Dhe këtu gjenden shumë restorante me stile mesdhjetare. Sheshi kryesor i qytetit është një mrekulli tani në periudhën e festave. Zbukurohet në format nga më të ndryshmet me tezgat që të ofrojne produkte artizanale dhe ushqime vendas.

Helsinki kryeqyteti i Finlandes. Tepër i ftohtë për tu vizitura në dimër por nëse sfidoni të ftohtin do kënaqeni me atmosferën e Festave të fundviti ku besoj është ndër të parët vend në Europ që zbukurohet i pari. Në Helsinki udhëtimin e  bërëm me traget turistësh që bënte rrugën nga Riga çdo 2 orë e gjysëm çmimet varionin në vartësi të paketës që zgjidhje dhe orës që do udhetojë. Zgjate rreth 2 orë nëse deti është i qetë.

Idealja sipas mendimit time është në 20 qeshor për 15 ditë mbrapa kur atje ndodh fenomeni i netëve të bardha.

Hotelin e morëm në qendër për të patur me të kollajë lëvizjen në këmbë por mjafton të pyesni dhe për linjen e tramit jan mjafte xhentil dhe do jua shpjegojnë me imëtësi.Tani në dimër ishte vetëm një linjë autobuzi turistësh që mund tju marri direkt në hotel nëse e pronotoni një nate para te recepsioni i çdo hoteli ose qendra  e nisjes është te stacioni i trenit dhe porti. Kushton 45 euro për person. Jetesa ne Helsinki ishte mjaft e larte dhe rroga minimale e një punojsi të kualifikuar që bën punë 8 ore ishte 3000 euro.Vizituam disa monumente dhe katedrale .Rruga kryesore e shopping ishte e mbushur plot me njerëz në çdo orë dhe ajo që më bëri shume pershtypje ishte numri i madhë i qëndrave tregtare në qytet, kishte kudo, në çdo cep qyteti.

Banoret ishin shumë të dhenë mbas saunave dhe jetes së meditimit. Per ta pyjet dhe parqet ishin diçka e shenjtë, relaksuese dhe medituese.

Ushqimi tradizional,mishi i drerit i stufuare ,patate,dhe salmoni i tymosur ose i thatë.Një qytet shumë shumë i shtrenjtpor po te jeni te kujdesshem do gjeni bare ose lokale që të ofronjte një menu -bufe ku me nje çmime fillestare mund të hani °te doni nga ushqimet që janë përgatitur atë ditë.

Here pas here në parqe ose markato organizohen festivale ushqimi vendase dhe të huaja.

Ctju them tjetër?! Nese keni pyetje me kontaktoni, do ju ndihmoj me kënaqësi.

Poshte po ju lë galerin e fotove për te tre qytetet me një pershkrim të shkurter se kujt i përkasin.

Mire u takofshim në udhëtime të tjera 🙂