Search
E enjte 21 Shtator 2017
  • :
  • :

The seven sisters nga Lucinda Riley

IMG_0048

Lucinda Riley një autore irlandeze tepër e sukseshme. Shkruan letërsi krijuese dhe romantike. Me serin e librave “The seven sisters” 7 motrat ka sjell në jetë rrëfime interesante që të kthejnë pas në kohë.

Personalisht pasi lexoj libra të fortë dhe shumë emocional më pëlqen të lexoj letërsi të tillë për tu qetësuar, për të humbur në tregimet romatike dhe ëndërruar sëbashku me personazhet. Dhe kjo seri librash është fantastike. Tregon jetën e 7 motrave të cilat janë të birësuara nga cepe të ndryshme të botës nga një multi miliarder  i cili vdes papritur. Në testamentin e tijë,  i lë motrave të dhënat e mjaftueshme për të kërkuar rrënjët e tyre. Interesantja e këtij libri është që motrat mbajnë emrin yjësis e Pleiadi.  Asterope, Merope Elettra, Maia, Taigete, Celaeno dhe  Alcyone. Historia fillon me më të madhen e familjes Maia-n për tu pasur me Allyn e kështu me rradhë. Libri i tretë akoma ska dal por mezi po e pres. Po ju lë me disa video për të krijuar një ide të saktë rreth seris të kësaj historie.