Search
E hënë 21 Gusht 2017
  • :
  • :

Terra Madre Balkans

IMG_2483

Një udhëtim kulinar përmes traditës ky festival që promovon çdo artizan që ka dëshirën të ekspozoj punën e tijë. Këto ditë u inagurua pikerisht në Tiranë Terra Madre Balkans ku  350 delegatë nga 13 vende të ballkanit ,Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Rumania, Serbia, Turqia, Italia dhe Shqipëria ishin të pranishëm.

Kryesorja e këtij aktiviteti është ushqimi i qëndrueshëm. Unë s’mund të mungoja në një aktivitet të till dhe pse ditën e parë u zhgenjeva pasi filloi shumë vonë ose me saktë ishte vetëm fasad për mediat dhe realishte vetem të nesërmen u hap.Organizuar nga VIS Shqipëria dhe Slow Food Shqipëria me mbështetjen e Slow Food International, Ministrisë shqiptare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik, Turizmit dhe Tregtisë dhe Bashkinë e Tiranës, në bashkëpunim me Universitetin e Bujqësisë të qytetit dhe me mbështetjen e Italisë ngjarja është pjesë e projektit ESSEDRA, bashkë-financuar nga BE-ja dhe promovuar nga Slow Food, për të nxitur procesin e integrimit evropian të Ballkanit dhe Turqisë.

Edicioni i këtij viti i fokusohet në “Vënia fermerët e parë”, duke prekur të drejtat e prodhuesve, drejtësisë sociale, turizmit rural dhe marketing Evropian. Duke marrë pjesë, ndër të tjera, Presidenti Slow Food Carlo Petrini dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

280 produkte ushqimore të rajonit janë të rrezikuar të zhduket (22 prej të cilëve nga Shqipëria), siç është raportuar në katalogun Slow Food  “Arka e shijes”.
Gjithsesi ishte një destinacion interesant për një fundjavë në kryeqytet. Pjesmarrja e publikut ishte e shumtë por më duhet tu them që ne shqiptaret kemi shume punë para për të bërë në këtë fushë. Ekspozimi i mallit, ruajta e tyre, mënyra e servirjes të lini me dëshiruar. Krejt ndryshe nga pjesa tjetër e pjesmareseve ku kanë mënyrën e veçante të bërit dhe servirurit të gjerave, gjë qe ne shqiptareve na mungon. Po ju vë disa foto për ju që skeni qën.