Search
E enjte 24 Gusht 2017
  • :
  • :

Të brëndshme qengji me salcë domatesh

IMG_1224

Për të dashur këtë llojë gatimi duhet të doni shumë të brëndshmet. Është një vakt ekonomik dhe një mënyrë e mirë për të përdorur këto produkte që po i zhduken kuzhinës tonë.

 

Perbersit per 6 persona

 

800 gr. të brëndshme qengji të ndryshme

2 qepë

2 kuti me domate në kubik

kripë dhe piper i zi

3 lugë vaj ulliri

1 filxhan kafe uthull rrushi të kuqe

2 gjethe dafin

pak rigon

2-3 thelpinjë hudhëra

një tufë e vogël majdanoz

Pergatitja

 

 

Pritini në copa të vogla të brendshmet dhe vendosni të kavërdisen me vajin e ullirit që të marrin faqe, shtoni qepën e prerë imët dhe hudhërat, kavërdsini ngadal ngadal derisa qepa të zbutet, kriposini, shtoni piper të zi dhe shuani me uthull. Lëreni që uthulla të avullojë dhe pastaj shtoni domate, pak rigonë dhe majdanoz të grirë imët. Lërini të kavërdisen ngadal derisa domatet të humbin shijen  tyre të gjallë. Shtoni 2 gota ujë, gjethet e dafinës dhe trasferojini në një tavë.

Vendoseni tavën të piqet për rreth 50 minuta në 180°C. Mund ti shtoni akoma pak ujë nëse shteronë shpejtë dhe ti lini akoma më shumë në furrë derisa të jenë gati. Shërbejini me majdanozë të grirë imët dhe copa buke të thekur.

 

Ju bëftë mirë 🙂

 

 

Vlersoni Receten
1
2
3
4
5
Vlerso
     
Anullo

Vlersoni Receten

Vleresimi Mesatar:  
 0 Vleresime