full screen background image
Search
Saturday 25 October 2014
  • :
  • :

Tave turli me mish

teglia -verdure

 

Nje menyre tjeter per te sjelle turlin tone te shijshme.E pergatitur per furre perimet nuk prishin formen e tyre dhe jane me pak te yndyrshme.

PERBERSIT: per 6 persona

300 gr mish viçi tul dhe kocka

3 patate

1 finok

1 qepe e bardhe

2 thelpinje hurdher

1 patellxhan

2 karrota

2 kungulleshka

2 speca jeshile

majdanoze ose koper

kripe dhe piper i zi

rigon

gjysem gote vere te bardhe.

pak vaj ulliri

300 ml lenge me konçentrat vegjetale ose mishi.Rreth 3 gota

PERGATITJA:

Lani  dhe i prisni te gjitha perimet ne copa te medha dhe ne nje ene me ane te larta qe eshte e pershtaçme dhe per furre i kavardisni bashke me copat e mishit te prera.Shuani  me vere te bardhe dhe regullojme me kripe dhe piper te zi,Shtoni lengun vegjetal ose prej mishi hurdheren e shtypur ,pak rigon dhe e vendosim ne furren e nxehur me pare ne 220°.(Mund ti pergatisni ne fillime ne nje tigane qe nuk ngjite dhe pastaj te gjitha perimet ti trasferoni nenje tepsi me ane te larta qe mos tju derdhet lengu.)

Lereni derisa lengu te filloje te perthahete duke e lene aq te lengeshme sa te deshironi.Ne funde shtoni koperin ose majdanozin  e grire imet.

Sherbejeni te nxehte.

Ju befte mire :)