Search
E enjte 19 Tetor 2017
  • :
  • :

Supë me fasule dhe pazi

IMG_3636

Ditët e o ftohta po afrohen dhe për ti ngrohur ato na nevojitet një supë e ngrohtë plot me vitamina dhe proteina natyrale.

 

Perbersit per 6 persona

 

 

300 gr. fasule të njoma

300 gr. pazi

1 qep

3-4 gjethe sherebel

1 spec djegës

1 thelpi hudhër

2 lugë vaj ulliri

1 lugë të vogël kripë

1 litër lëngë vegjetale ose ujë

Për shoqërim:

salcë pikante sipas dëshirës

djathë parmixhano

1 limon

Pergatitja

 

 

 

Grini imët qepën me hudhrën vendosni të kaurdisen me vajin e ullirit, shtoni specin djegës, sherebelin dhe lëreni vajin të aromantizohet pastaj shtoni fasulet e njoma. Kaurdisni sëbashku dhe shtoni lëngun vegjetalë ose ujin.

Mbuloheni me kapak dhe lëreni të gatuhet në zjarrë të avashët.

Ndërkohë lani pazin dhe priteni në copa dhe kur fasulet të jenë nga fundi i zierjes së tyre shtoni dhe pazin në  to. Kriposeni  dhe lëreni  akoma mbi zjarrë derisa supa të ajkoset.

Para se ta shërbeni hiqni sherebelën nga supa dhe shërbejeni sipër me fleta parmixhani dhe salcë pikante nëse dëshironi. Akoma pak vaj ulliri sipër dhe lëngë limoni  dhe shoqërojeni me bukë të thekur.

IMG_3635

 

Ju bëftë mirë 🙂

 

Vlersoni Receten
1
2
3
4
5
Vlerso
     
Anullo

Vlersoni Receten

Vleresimi Mesatar:  
 0 Vleresime