Search
E enjte 21 Shtator 2017
  • :
  • :

Supë freskuese – avokado, trangull dhe borzilok

IMG_3096

Një supë që bëhet shumë shpejtë. E përshtaçme për gjithë famijlen dhe mbi të gjitha shumë e shëndetshme për fëmijet tuaj. Siç ua them për ta mos i shtoni piper dhe hudhra nëse dëshironi. Për ta bërë dhe më elegante dhe të shijshme unë i shtova sipër ca fara lulkuqeje që dhe këto për fëmijt mos i shtoni.

 

Perbersit per 4 persona

 

 

1 avokado

1 trangull

1 thelpi hudhër

disa gjethe borziloku

1 gotë ujë i ftohtë

kripë dhe piper i zi

pak vaj ulliri ekstra i virgjër

1 lugë e vogël fara lulkuqeje

pak spec djegës i shkërmoqur

Pergatitja

 

 

Qëroni trangullin nga lëkurat dhe fara, pastroni dhe avokadon nga lëkura dhe bërthama dhe të gjithë përbërësit vendosini në një blender ku do ti bluani derisa të behet krem. Sipas dëshirës mund ti shtoni akoma pak ujë për ta bërë më të holle. Provojeni nëse ka nevoj akoma për kripë.

Shërbejeni me spec djegës të shkërmoqur sipër, pak vaj ulliri dhe fara lulkuqeje.

 

IMG_3097

Ju bëftë mirë 🙂

 

Vlersoni Receten
1
2
3
4
5
Vlerso
     
Anullo

Vlersoni Receten

Vleresimi Mesatar:  
 0 Vleresime