Search
E enjte 21 Shtator 2017
  • :
  • :

Supë e ftohtë me perime verore

IMG_2970

Ditët e verës kërkojnë ushqime të lehta dhe të fresketa dhe ju do ta adhuroni këtë supë. E përshtaçme për gjithë familjen dhe mbi të gjitha për të vegjlit tuaj.

 

Perbersit per 4 persona

 

 

300 gr domate

një dorë rukola

1 spec i kuq

1 thelpi hudhër

2 kungulleshka

1 trangull

1 limon

pak kripë dhe piper i zi

2 gota ujë të ftohtë

pak borzilok

 

Pergatitja

 

 

Pastroni specin nga farat, qëroni trangullin dhe hudhrën dhe sëbashku me perimet e tjera vendosni në një blender. Shtoni kripë, piper, lëngun e limonit dhe ujin. Bluajeni derisa të përfitoni një krem të trash.

Filtrojeni kremin me një sitë, provojeni nëse ka nevoj për kripë dhe piper të zi.

Shërbejeni me bukë të thekur, vaj ulliri ekstra të virgjër sipër dhe gjethe borziloku.

 

 

Ju bëftë mirë 🙂

 

 

Vlersoni Receten
1
2
3
4
5
Vlerso
     
Anullo

Vlersoni Receten

Vleresimi Mesatar:  
 0 Vleresime