Search
E premte 20 Tetor 2017
  • :
  • :

#summernights

IMG_3359

 

Darkat e verës të preferuara, antipasta, diçka të thjeshtë që bëhet në moment, kokteilin  perfekt për ta shoqëruar, natyrishtë shoqërinë e duhur dhe muzikën që ju pëlqen më shumë.

Në këtë pjatancë që shihni në foto kam përgatitur  një tapenade, salcën tipike të Provencës e cila nuk është gjë tjetër vetëm një pure ullinjsh për të shoqëruar bukën e thekur. Unë e shoqërova me një koktail ju mund ta shoqëroni dhe me një gotë verë të bardhë.

 

Perberesit 0

 

 

 

Për tapenade-n :

200 gr ullinjë jeshilë pa bërthamë

1 thelpi hudhër

5-6  lugë vaj ulliri ekstra i virgjër

pak kripë

1 lugë kaperi

1 cironkë nën vaj

Për bukën e thekur:

copa buke integrale

pak rigon

pak vaj ulliri ekstra i virgjër

 

Përbërësit për kokteilin:

1 pjes verë e bardhë e gazuar

një pjes “schweppes” tonik

akull

trangull

limon

 

 

Pergatitja

 

 

Në blender fusni ullinjtë, kaperin, hudhrën, cironkën nën vaj, shtoni pak kripë dhe bluajeni mirë.

Hiqeni, shtoni vajin e ullirit dhe përzijeni.

Vendosni copat e bukës në një tavë me letër furre poshtë, spërkateni me vaj dhe rigon. Vendosini në furrë të theken për disa minuta.

Përgatisni kokteilin , prisni nje flet limoni dhe vendoseni në një gotë. Shtoni akullin. Nga trangulli prisni hollë me qëruesen e patates disa flet të holla dhe vendosini në mënyrë të përdredhur në gotë, shtoni verën dhe ujin tonik Përzijeni.

Shërbejeni tapenade-n me koktailin dhe bukën e thekur.

 

 

IMG_3354

Ju bëftë mirë 🙂

 

 

 

Vlersoni Receten
1
2
3
4
5
Vlerso
     
Anullo

Vlersoni Receten

Vleresimi Mesatar:  
 0 Vleresime