Search
E hënë 21 Gusht 2017
  • :
  • :

Stevia

stevia

Stevia është një nga bimët më të shëndetshme në tokë.Ajo çfarë bën gjethja e Stevias për trupin dhe lëkurën është e pabesueshme. Kjo bimë e vogël e gjelbër (Stevia Rebaudiana), e ka origjinën nga Paraguai, me një shije të shijshme dhe freskuese që është 30 herë më e ëmbël se sheqeri. Përveç glikosidit një ëmbëlsirë intensive (Stevioside, Rebaudioside A dhe Dulcoside), studime të ndryshme kanë gjetur se në gjethen e saj ka përmbajtje proteinash, fibrash, karbohidratesh, hekur, fosfor, kalçium, kalium, natrium, magnez, zink, (flavonoid), vitaminë A,Vitamina C dhe një vaj që përmban 53 përbërës të tjerë. Gjethet cilësore Stevia janë ushqyese, ofrojnë shtesa natyrore dietike me përfitime të shumta shëndetësore.
Stevia është ëmbëlsues i së ardhmes. Për shkak se trupi i njeriut nuk e metabolizon glikosidin e ëmbël (ato kalojnë direkt në kanalet normale të eliminimit) nga gjethja ose ndonjë nga format e saj të përpunuara, trupi nuk merr asnjë kalori nga ky ëmbëlsues. Forma të përpunuara të pastra të Stevias mund të jenë 70-400 herë më të ëmbla se sheqeri. Këto produkte janë quajtur Stevia, Stevioside, Rebaudioside, Stevia Ekstrakt ose Stevia e përqendruar, dhe nëse janë në formë të pastër të papërzier nuk ndikojnë negativisht në nivelet e glukozës në gjak dhe mund të përdoren lirisht nga të dy llojet e diabetikëve. Për njerëzit me nivele të larta të sheqerit në gjak, me tension gjaku ose probleme me peshën, Stevia është ëmbëlsuesi më i dëshirueshëm. Së bashku me ëmbëlsinë e saj ka edhe një komponent të hidhur por gjatë konsumimit, kjo shije e hidhur zhduket dhe e kthen në shije të lehtë të përafërt me të likuiricias. Ndryshe nga ëmbëlsuesit artificial, nuk prishet nga temperaturat e larta, e cila e bën Stevian një ëmbëlsues natyral të shkëlqyer për gatim dhe pjekje.

Burimi, Neranxi.com