Search
E enjte 21 Shtator 2017
  • :
  • :

Sot Gatuan Sonila Halili

12506785_10203965257610379_831970056_n(1)

 

Torte karrotash me pak kalori

Nuk ka kuzhinë të mirë apo të keqe… Ka vetëm gatime që na pëlqejnë dhe gatime që nuk I duam. Në një kohë që flasim gjithnjë e më tepër për shëndetin e trupit, mjaftojnë gjëra të vogla për të krijuar pjatë të ëmbla e të kripura, më të lehta e që mund të shijojmë pa pasur si pasoje dytësore pendimin. Për këtë tortë përdora:

3 vezë,

100 gr sheqer,

100 gr arra të qëruara,te grira jo shume holle,

150 gr miell,

300 gr karrota te grira në rende,

50 ml vaj vegjetal,

50 ml ujë,

1/2 paketë pluhur fryrës,

lëkura e portokallit Bio e grirë,

2 lugë çaji me kanelle.

Per kremin: 150 gr djathë i tipit philadelfia, 2 lugë gjelle sheqer pluhur. 1 karrotë + 1 lugë sheqer

Përgatitja:
Rrahim mirë vezët me sheqerin. Shtojmë vajin e ujin. I përziejmë derisa të bëhen të njëtrajtshme. Shtojmë miellin, kanellën dhe pluhurin fryrës, duke i përzier mirë, për të evituar kokrrizat. Shtohen karrotat, arrat e lëkura e portokallit. Kur masa të jete homogjene, shtrohet në tavën e lyer me yndyrë e piqet në furrë të ngrohë në 180°C për rreth 40 min e megjithatë, derisa ku ta shpojme me kunjë dhëmbesh, kunja të dalë e thatë. E lemë të ftohet. Mënjanë përziejmë mirë sheqerin pluhur dhe kremin e djathit e kur torta të jetë e ftohtë plotësisht, e zbukurojmë sipas dëshires. Ndërkohë, të pajisur me pak vullnet e fantazi, qërojmë një karrotë dhe e presim për së gjati, me ndihmën e një qeruese patatesh. I vemë në një tigan që nuk ngjit e shtojmë 2 lugët e sheqerit e 1 lugë ujë. E mira është, edhe 2 pika limon, që karrota të ruajë ngjyrën e mrekullueshme. I lëmë të karamelizohen dhe ndër sa janë akoma të nxehta i heqim një nga një fijet e karrotës dhe u japim formën që duam, me ndihmën e majave të pirunit. I lëmë te ftohen mbi letër furre që te mos ngjiten e pastaj përfundojmë zbukurimin!