Search
E enjte 21 Shtator 2017
  • :
  • :

Sot Gatuan Elisjona Bejdo Deda

12650433_959096600835497_1735392776_n

Pastiçe greke

 Përbërësit:

1 pako makarona për pastice, 300 gr mish i grirë, qep, hudhër, majdanoz, salcë domatesh,mocarela.

Per beshamelen: gjalp, 3kokra vezë, 3lugë miell, më pak se një litër qumësht

Përgatitja:

Në një tenxhere hedhim pak vaj ulliri, hudhrën qepe të qëruara e të prera i japim një skuqje të leht, shtojmë mishin me pas salcën pak ujë e i lem të ziejnë në fund hedhim majdanoz. Në nje tjetër tenxhere zjejm makaronat , pasi makaronat kan zjer i hedhim në tepsi i shtojmë salcën që përgatitem sipër, mbas i shtojmë mocarela sipër salcës, në një tjetër tenxhere përgatisim beshamelën.

Hedhim gjalpin  më pas shtojmë miellin e skuqim derisa të bëhet një ngjyrë të artë. Me pas rrafim vezët e I shtojmë te qumshti, ktë mas e hedhim te mielli që e skuqëm paraprakisht në zjarrë të ngadaltë, i trazojmë vazhdimisht që mos të krijojnë kokrra shtojmë pak kripë, mbasi është bërë si Krem e hedhim në tepsi, dhe e fusim në furrë të piqet në 200°C për 40 minuta.