Search
E mërkurë 18 Tetor 2017
  • :
  • :

Si të ngjyrosim vezët e pashkëve me përbërës natyral

 

 

imagesTë ngjyrosësh vezët e pashkëve eshtë një punë argetuese sidomos e bere sëbashku me femijët.Për ti ngjyrosur në mënyre naturale është fare e thjeshtë mjaftonë të përdorni,lekura qepe,kafe,shafran,spinaq.panxhare të kuqe etj.Për një rezultat më të mire merrni vezët me lëvozhgë  të bardhë.Ja disa mënyra per ngjyrosjen e tyre

Për vezët në ngjyrë portokalli:

Ju nevojiten shafran,proçedura eshtë fare e tjeshtë.Vendosni një vezë  në një ene me ujë të ftohtë sa të mbulojë vezën,shtoni 2 lugë uthull të bardhë dhe dy pako me shafranë.Lëreni te ziejë për 15 minuta,hiqeni dhe lëreni të ftohet.Nëse e doni shëndritëshme lyeni me një pik vaj ulliri me ndihmën e një pambuku.

Për vezët me ngjurë të kuqe:

Vendosni vezën të ziejë me uje të ftohte dhe një lugë uthull të bardhë.Shtoni lëkurat e qepës së kuqe ose panxahrë të kuqë të qëruare.Lërni të ziejë për 15 minuta ,hiqeni lëreni të ftohet dhe lyeni me pak vaj ulliri për një tonalitet më të ndritshëm.

Për vezët e verdha:

Vendosni vezën të ziej në uje të ftohtë sa të mbulojë vezën,shtoni 1 lugë uthull të bardhë dhe një qep bjonde komplete me gjithë lëkure.Lëreni të ziejë 15 minuta dhe lyeni me pak vaj ulliri.

Për vezët ngjyrë kafe:

Vendosni vezën të ziejë me ujë derisa ti mbuloje,shtoni 1 lugë uthull të bardhe dhe shtoni 4 filxhanë kafe turke.Lërini të ziejë për 15 minuta.Lerini të ftohen dhe lyeni me pak vaj ulliri.

Për vezët jeshile:

Vendosni vezën të ziejë  me ujë te ftohtë dhe një lugë uthull të bardhe,shtoni një tufë spinaqë lëreni të ziejë për 15 minuta .Kur të ftohen lyeni me pak vaj ulliri për ti dhënë ndriçimë