Search
E premte 20 Tetor 2017
  • :
  • :

Shkurtëza me qepujka dhe birrë

IMG_4235

Jam e prirur të krijoj pjata festive ndoshta sepse në shtëpin time festat merrnin një kuptim të veçante. Pjatat janë kujtime dhe për mua janë kujtime të bukura…

 

 

Perbersit per 6 persona

 

 

 

 

IMG_4230

 

 

3 shkurtëza të ndara në gjysëm,

12 fletë Bacon asaj që i thonë dhe Pançetë

1 gotë birrë

kripë

Piper të zi

Disa degë trumze

Pak vaj ulliri

400 gr. patate të reja

250 gr. qepujka

250 gr. lakra Brukseli

1 dorë ullinjë

Pergatitja

 

 

 

 

IMG_4233

 

Qëroni patatet dhe jepini një të zier në ujë me kripë për 15 minuta. Kullojini dhe vendosni në një enë ku do të shtoni qepujkat, lakrat e brukselit,  pak kripë, piper, vaj ulliri, gjethe trumëze. Përzijini dhe vendosini në një tavë pak të thellë.

Pastroni shkurtëzat nga ndonjë pupël e mundëshme, kriposini dhe mbështillni çdo gjysëm me 2 fletë “bancon”

“Bacon” e ruan mishin e tyre të thahet nga pjekja dhe si pasojë e mbanë atë të butë duke izoluar të gjitha lëngjet në brendësi.  Yndyrna që ai lëshon i jep mishit një shije perfekte dhe e bëne sipërfaqen e tij më të thekërisur.

Vendosini sipër perimeve, shtoji pak fare vajë sipër shkurtëzave, shtoni birrën sipër perimeve, ullinjtë, vendosni disa degë trumze për arome dhe  futini në furrën e nxehur më parë të piqen në 180°C për rreth 40 minuta ose kur shikoni që janë thekërisur mirë shkrutëzat dhe perimet janë pjekur.

 

Gëzuar Festat 🙂

 

 

IMG_4229

 

 

 

IMG_4231

Vlersoni Receten
1
2
3
4
5
Vlerso
     
Anullo

Vlersoni Receten

Vleresimi Mesatar:  
 0 Vleresime