Search
E premte 20 Tetor 2017
  • :
  • :

Sfoljatë me spinaq, proshutë, djathë të tymosur

IMG_4075

Për festa unë dua më shumë antipastat se sa pjatat e mirfillta sepse janë të thjeshta, të lejonë ti përgatisësh më parë dhe me to tavolina duket plot. Në ditët në vijim do kini shumë receta me antipasta.

Perberesit 0

 

 

 

1 petë sfolajtë

200 gr. spinaq i zier më parë dhe i kulluarë

4 fletë proshut e pjekur gjeli deti, pule ose derri

4 flete djathë të tymosur për shkrirje , i imi i tipit “scarmoza” Skarmoza ose çdo lloj djathi tjetër që dëshironi

pak kripë

pak piper të zi

1 spec i kuq

pak majdnoz

1 lugë qumësht

pak fara suzami të zi, në munges suzamin normal

Pergatitja

 

 

 

Shtroni sfoljatin dhe gjysmën e tijë shpojeni me pirun. Shtroni fletët e proshutës, djathin, spinaqin, specin të prerë në kubik, kriposeni, piperoseni, shtoni pak majdanoz të grirë, mbylleni sfoljatin duke izoluar mirë anët. Bëni disa të shpuara me pirunë dhe sipërfaqes së tij, Lyeni sipër me pak qumësht, spërkateni me suzam dhe piqeni në furrën e nxehur më parë në 180°C për 30 minuta ose derisa shikoni që është thekur sipërfaqja dhe ka marr ngjyrën e bukur të artë.

 

IMG_4070

Vlersoni Receten
1
2
3
4
5
Vlerso
     
Anullo

Vlersoni Receten

Vleresimi Mesatar:  
 0 Vleresime