Search
E martë 27 Qershor 2017
  • :
  • :

Sardele me salcë domatesh

 

IMG_5014

Recetë tepër e shijshëme dhe me kosto minimale, në vend të salcësh  mund ta bëni  me domate të freskëta por që më parë ja keni hequr lëkurën dhe farat e brendëshme.  Sardelet janë në kohën e tyre më të mirë një eshk i pasur plot me omega 3.

 

Perbersit per 4 persona

 

 

500 gr. Sardele

250 -300 gr. Salcë domatesh të cilësi së  mirë

4-5 thelpinjë hudhra

kripë dhe piper të zi

gjethe borziloku ose majdanozi

2 lugë vaj ulliri

1 lugë  kaperi

1 specë djegës.

1 gjethe dafine

Pak rigon

Pergatitja

 

 

 

Pastroni sardelet duke ja hequr dhe shiritin e haleve në mes të trupit të tyre, shpëlajini mirë, kriposini  dhe lërini të kullojnë.

Në një tiganë të përshtaçëm dhe për furrë kaurdisni hudhrat e grira imët me vajin dhe borzilokun,  shtoni dhe scpecin djegës dhe kaperin. Sapo përbërësit të aromantizohen shtoni salcën e domateve. Kriposeni, piperoseni, shtoni rigonin dhe lëreni të gatuhet nja 10 minuta sa ti iki aciditeti i domateve.

Pas 10 minutash rendisni në tiganë një nga një të gjitha sardelet dhe sipër njëra tjetrës nëse vendi nuk mjaftonë. Vendosin gjethen e dafinës dhe tiganin trasferojeni në furrën e nxehur më parë në 180°c për 20-30  minuta. Derisa shikoni që sardelet janë pjekur, salca është lezetuar.

Shërbejeni me borzilok të freskët sipër dhe feta buke të thekur me vaj dhe rigon.