Search
E enjte 21 Shtator 2017
  • :
  • :

Salsiçe të bëra në shtëpi

IMG_8712

Salsiçet e freskëta të bëra në shtëpi nuk janë dhe aq të vështira sa mendohet. Dhe po nuk patët aparatin e posaçëm për mbushjen e tyre mjaftonë që të keni një hinkë me ngrykën e gjerë dhe të  gjatë. Unë i kam përgatitur me shije të ndryshme, pikante, të thjeshta, me fara maraqi, etj. Dozat që po ju shkruaj më poshtë janë për 30 salsiçe. Ju duhen zorrë derri të pastruara mirë dhe këto të fundit mund ti merrni te kasapi juaj të gatëshme dhe pastaj ti dizifektoni përseri duke i lënë në ujë të ftohtë me uthull. Atëher fillojmë 🙂

Perberesit 0

 

 

2 kg mish derri (një pjes mishi  pa dhjamë dhe një pjes më të dhjamosur)

50 gr. kripë

50 gr. fara maraqi

15 gr piper i zi (nëse i doni pikante mund ti shtoni 30. gr piper të kuq)

300 ml verë të bardhë

zorrë derri rreth 3 metra

Perberesit 0

 

 

 

Pasi vendoset zorrët në ujë të ftohtë me uthull, shpërlahini mirë dhe ruajini mënjanë. Mishin grijeni në makinë mishi dhe shtoini kripë, piper farat e maraqit, verën e bardhë. Punojeni mirë me duar dhe lëreni të  pushojë një orë. Pastaj me të mbushni zorrët duke lidhur fillim e zorrës me spango  dhe ngjesheni sa më shumë mbushjen prej mishi që  mos krijoni hapësira boshe. Bëjini në madhësin që dëshironi përshembull çdo hapësir rreth 15 cm lidheni me spango. Shponi disa herë  salsiçen me një age që ti nxirni ajrin. Lerini në një beze të pushojnë një orë large njëra tjetrës pastaj varini në një vënd të freskët për nja 2-3 ditë që të kullojnë. Nësë i doni më të thata mundë ti lini gati 3 muaj në një vënd të errët dhe të freskët. Mbas 3 muajsh salsiçja e freskët do trasformohet në një sallam tavoline.

Shënim: disa makina mishi kanë ngrykën e posaçme për mbushjen e zorrëve. Për shijen mund të varioni sipas dëshirës, me hurdhëra, rigon, mëndër, paprika etj etj.