Search
E premte 20 Tetor 2017
  • :
  • :

Salsa Gravy (Grevi)

salsa grevy

 

Kjo salsë ështe e origjinës anglosaksone.Më kujtohet që dhe ne dikur në Shqipëri me lengun e mishit të pjekur përgatisnim pak a shume një salsë të tillë me baze mielli,por smë kujtohet emri.Këtu po ju le recetën e kësaj salse që është mjaftë e mire për të shoqëruare mishërat e ndryshëm,orizin dhe perimet.Për të përgatitur salsën Gravy (grevi)kryesorja është të ruani lëngun e rostos ose vajin që keni skuqur mishin edhe disa ditë më pare duke e ruajtur mënjane dhe ta perdorni kur ju nevojitet kjo salsë.

6 p

Lënge nga a rostoja ose yndyre nga tigani ku keni skuqur mishin

miell

pak kripë dhe piper i zi

per

Nëse po e pergatisni këtë salsë me lëngun ku është gatuar rostoja,mjaftonë ta kulloni dhe ta lini mënjanë në qetësi në mënyre të tillë që të ndahet pjesa e yndyrshme nga ajo e lëngëshme.Heqim pjesën e yndyrshme më ndihmën e një luge dhe e ruajmë mënjanë.

Nëse po e pergatisni me yndyrën që ju ka tepruar nga skuqja e bërxollave ose biftekeve,ju nevojitet dhe lënge mishi i bëre nga ju.

Vendosni në një enë yndyrën që kemi përfituar,shtojmë 2-3 luge gjelle miellë dhe e skuqim deri sa të mari ngjyrë kafe.Shtoni pjesen e lëngeshme të rostos ose lëngun e mishit jashtë zjarrit dhe perziejeni mire duke pasur kujdes mos ju formohen kokrriza.Vendoseni përseri në zjarrë duke e përzier here pas here që mos ju ngjitet derisa të filloje të trashet.Shtoni kripë dhe piper të zi ,provojeni nësë është e pëlqyeshme për ju.

 

Mundë ta ruani në një enë  qelqi në frigorifer për disa ditë.

Në vartësi të lëngut që do përdorni dhe ngjyra e salsës do jetë e ndryshme.Unë kam përdorur lëng rostoje dhe doli në ngjyrë mjalti të errët.

Ju bëfte mirë 🙂