Search
E mërkurë 18 Tetor 2017
  • :
  • :

Salmon furre me asparag dhe domate të vogla

IMG_5210

E leht dhe e shpejtë, pjatë që bëhet për ne pak minuta, të dy përbërës me shije delikate që bashkohen kaq mire me njëri tjetrin. Marinimi i salmonit më parë me mustard i jep atij një shije eksplozive.

 

Perbersit per 2 persona

 

 

 

2 fileto salmoni nga 200 gr. Secila

400 gr. Asparag

Një dorë domate të vogla

1 spec djegës i freskët

1 lugë mustard

2-3 thelpinjë hudhra

Pak kripë dhe piper të zi

1 lugë lëng limoni

2-3 lugë vaj ulliri

Pak rigon

Pergatitja

 

 

Salmonin marinojeni me 1 lugë vaj ulliri, mustardë, kripë, piper, lëng limoni dhe 1 thelpi hudhër të grirë. Përzijeni mirë me duar që të njomat gjithandej dhe lëreni të  pushoj 30 minuta.

Pastroni asparaget nga fundi i trash dhe vendosini në një tavë furre me letër poshtë, sipër shtoni domatet e ndara në dysh, spërkatini me kripë, piper, rigon, hudhra dhe spec djegës të grirë imët.

Spërkatini me vaj ulliri, vendosni dhe salmonin dhe piqeni ne furrën e nxehur më parë në 180°C për 30 minuta ose derisa shikoni që janë gati.

Shërbejini me majdanoz të grirë sipër.