Search
E mërkurë 18 Tetor 2017
  • :
  • :

Sallatë me kuinoa, avokado e rukola

IMG_6108

Ja ku jam përsëri duke ju sjell një pjatë të lehtë me pak kalori por shumë të shëndetshme e cila përmban të gjithë grupin e ushqimeve. Proteina, karbohidrate, fibra dhe minerale.

 

Perbersit per 2 persona

 

 

 

2 filxhanë kafe kuinoa të shpëlarë mirë më parë në ujë të ftohtë.

2 vezë

1 avokado

1 kuti ton  natyral

1 dorë rukola

2 lugë vaj ulliri

Pakëz kripë

2 lugë lëng limoni

Pak piper të zi

 

Pergatitja

 

 

 

Vendosni kuinoan të ziej në ujë me kripë për 15 minuta, më pas kullojeni mirë

Prisni avokadon në feta dhe kriposeni. Zjeni vezët.

Kulloni tonin nga lëngu i konservimit.

Bëni një emulsion duke përzier vajin me kripën, lëngun e limonit dhe pakëz piper.  Kompozoni sallaten duke vendosur kuinoan, rukolan, avokadon dhe marinoje me emulsionin me vaj dhe lëng limoni. Përzjeheni.

Sipër vendosni tonin e shkërmoqur dhe vezët e prera.

Vlersoni Receten
1
2
3
4
5
Vlerso
     
Anullo

Vlersoni Receten

Vleresimi Mesatar:  
 0 Vleresime