Search
E enjte 19 Tetor 2017
  • :
  • :

Salca franceze “Gribiche”

IMG_2337

Salca “Gribiche” gribishe është ndër salcat më të njohura në kuzhinën franceze dhe është tejet e shijshme. Me të mund të shoqëroni filetot e mishit dhe të peshkut të ziera  (por që me to nuk jua këshilloje shumë pasi proteinat arrijnë stratosferën)  Perimet e gjalla për ti dhën një shije më shumë (dhe këtu jua keshillojë) ose thjeshte  për ta lyer sipër copave të bukës së thekur.

Nuk është tjetër vetëm se një salcë majonez por në vend të vezëve të gjalla bëhet me vezë të ziera dhe shtimi i aromave të freskëta i japin asaj një shije të veçantë.

 

Perberesit 0

 

 

4 vezë të ziera fortë

1 lugë mustard franceze

1 lugë kaperi

1 lugë lëngë limoni ose uthull molle

2-3 tranguj të vegjël turshi

erëza të freskëta ( koper, majdanoz, drangoçel, bar qepe)

rreth 50-60 ml. vaj ulliri ekstra të virgjër

kripë dhe piper të zi

 

Pergatitja

 

 

Hiqni të verdhën nga vezët dhe thërmojeni në një enë me telin e kuzhinës, shtoni mustardën, kripë, piper, lëngun e  limonit derisa të thërmohet.  Shtoni në vijim vajin si majonezi gjithmonë duke e rrahur  derisa salsa të emulsionohet.

Grini imët përbërësit e tjerë dhe bashkoini me salcën duke i përzier me delikates. Në fund shtoni dhe copëzat e të bardhës  së vezës të prerë në kubik dhe shërbejeni.

Ju bëftë mirë 🙂

 

 

 

 

Vlersoni Receten
1
2
3
4
5
Vlerso
     
Anullo

Vlersoni Receten

Vleresimi Mesatar:  
 0 Vleresime